• Lajmi
  • KosovaPress, 23 Prill 2012 18:06

Ferizaj, rast për rimëkëmbjen e LDK-së

prev next
 
Të ngjajshëm

Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka hapur fushatën e saj në qytetin e Ferizajt, duke kërkuar votën e qytetarëve për kandidatin e saj, Adem Salihaj. Kandidati Salihaj u ka premtuar qytetarëve ferizajas një qeverisje të mirëfilltë. Nga ana tjetër, kandidati Salihaj ka shprehur bindjen e tij për një fillim të mbarë jo vetëm të Ferizajt, por gjithë Kosovës. Salihaj ka shtuar se pritet me të drejtë se zgjedhjet në Ferizaj do të shënojnë një kthesë për LDK-në, e cila do të shënoj një fillim të ri të ringritjes së LDK-së, dhe atë jo vetëm në Ferizaj, por në gjithë Kosovën.

Në mungesë të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafes, një fjalë rasti ka mbajtur sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Ismet Beqiri, i cili ka thënë se këto zgjedhje janë të një rëndësie të veçantë, sepse siç ka thënë ai, Ferizaj do të jetë fillimi i fundit të kësaj keqqeverisje që po ndodh në Kosovë.

Beqiri ka thënë se LDK ka vizionin dhe kandidatin e saj më të mirë për të qeverisur në këtë komunë.

“Duke besuar se LDK-ja ka programin më të mirë, ka njerëzit më të mirë, ka vizionin e qartë për të ardhmen tonë ne jemi të bindur që Ferizaj me zotërin Salihaj me fitoren e tij do të jetë kthesë e madhe për LDK-në, do të jetë kthesë e cila do të na mundëson që jo vetëm Ferizajn, por në zgjedhjet e ardhshme edhe Vitinë fqinje edhe Gjilanin edhe shumë komuna të tjera t’ju kthehen atyre që dinë të menaxhojnë atyre që u thonë të vërtetën dhe rrenën nuk thonë se është e vërtet”, ka thënë Beqiri.

Ai ka shtuar se LDK-ja e udhëhoqi këtë vend për shumë vite, por sipas tij ka udhëhequr edhe luftën e UÇK-së.

Nga ana tjetër, kandidati Salihaj ka shprehur bindjen e tij për një fillim të mbarë jo vetëm të Ferizajt, por gjithë Kosovës.

Salihaj ka shtuar se pritet me të drejtë se zgjedhjet në Ferizaj do të shënojnë një kthesë për LDK-në, e cila do të shënoj një fillim të ri të ringritjes së LDK-së, dhe atë jo vetëm në Ferizaj, por në gjithë Kosovën.

Ai u ka premtuar një qeverisje më të mirë për gjithë qytetarët e Ferizajt.

“Unë ju premtoj juve dhe gjithë qytetarëve të Ferizajt se qeverisja jonë do të jetë e mirëfilltë, një qeverisje transparente, një qeverisje me ju dhe për ju. Ne do të punojmë me përkushtim ashtu siç kemi punuar dikur, një nga një për çdo ditë të zgjidhim problemet e juaja”, ka thënë Salihaj.

Sot ka filluar fushata në këtë komunë, e cila do të vazhdoj për 5 ditë të ardhshme./Kosovapress