• Lajmi
  • KosovaPress, 12 Janar 2012 10:35

Femra shqiptare pagoi çmimin më të lartë të lirisë

prev next
 
Të ngjajshëm

Gra,vajza,të përdhunuara,nga ushtria policia serbo-malazeze,do të mbetet tmerri më i madh i shqiptarëve në Kosovë,dhe njolla më e zezë serbo-malazeze në historinë e Evropës,e në veçanti në gadishullin e Ballkanit.

Mundë të thuhet se gratë e vajzat shqiptare të Kosovoës,ishte një martirizim i pashembullt në mbarë botën njerëzore,si ato që tregohen në librat hyjnorë,ishin po këto gra e vajza që po paguanin e paguan çmimin më të shtrenjtë për lirinë e mbarë trojeve shqiptare,nga pushtuesit fqinj që nuk ishin me zemër e tru prej njeriu.

Si rrjedhojë e kësaj drame e tragjedie njëkohësisht,këto gra e vajza e meritojnë të jenë në memorialin qëndror,ku do duhej të ngritej në qendër të mbarë trojeve shqiptare,mes gjitha grup moshave e foshnjave të vrara,dhe luftëtarëve të lirisë.Kjo do ta ruante kujtesën historike nëpër shekuj të shqiptarëve.Ky memorial mbarëkombëtar shqiptar nëpër shekuj do ta ruante kujtesën e një dhimbje,të një drame,të një targjedie të pashembullt të fillim shekullit njëzet e një,rrjedhimisht do të ishte një kambanë alarmi,që historia të mos na përsëritej kurrë më.

Por siç po shihet në dritë,ne shqiptarët sikur shpejt po e harrojmë të kaluarën tone të dhimbshme e të mundimshme.Kosova dhe mbarë trojet shqiptare,ende pa e shijuar mire lirinë,,në skenën politike u ngritën politikanë që ishin të etur për pushtet,për para,e pasuri të paligjshme,por edhe për tu bërë të lavdishëm,paçka se kjo lavdi për ta ishte falso.Kështu këta politikan të pashpirtë,thesarin e vlerave kombëtare të përbashkëta po e zbehnin dita ditës.

Lakmia për pushtet,për para e për tu bërë të njohur në ekranet televizive,ata politikanë sikur po i dërgon drejtë harresës së makinerive pushtuese e vrastare serbo-malazeze-maqedonase,që kishin bërë mbi popullin shqiptar masakra,përdhunime,vrasje të foshnjave e të gjitha grup moshave njerëzore,djegie shkatërrime të shtëpive e të faltorëve të besimeve fetare,ishin këta pushtuesit me racizëm të theksuar antishqiptar që bota kuptoi realisht dhe u ngrit për ti ndihmuar shqiptarët,që ishin më tragjikët e Ballkanit.

Shteti serb,malazez e maqedon,gjithnji mbronin vijën e tyre politike dyfytyrëshe se atë që e humbin në luftë,mund ta fitojnë në paqe,sidomos kur paqja është e rrejshme.Me zhurmën propagandistike që bëjnë këto tri shtete,e në këtë radhë hyn edhe Greqia,paraqiten para faktorit ndërkombëtar kinse këto shtete nuk ngjajnë me ato të kaluarat që bënë mizori ndaj shqiptarëve,nëpër shekuj,por paraqitën me stilin e ri kinse tashmë janë shtete demokratike,të distancuara nga politikanë mizorë të tyre që kishin patur politika të gabuara ndaj popujve jo sllav e helen.Kjo mbase është një politik e gënjeshtërt e tyre,vite më pare serbet,greket e maqedonet thërrisnin: “ …Vdekje shqiptarëve…”.Kjo marrëzi e tyre tiranike,siç duket ata ende se kanë kuptuar e nuk duan ta kuptojnë se brohorasin për fatkeqësinë e tyre…Ata serbët edhe sot në Kosovën veriore po i vënë flakën e po barrikadojnë rrugët e Shtetit Shqiptar të Kosovës dhe po vrasin e plagosin shqiptar e ndërkombëtar…këmbëngulja e këtyre shteteve,për të mos u shkëputur nga thelbi i së keqës,po i dërgon drejtë fatkeqësive të reja…me këto veprime,ata serbet,malazezët,maqedonët,e grekët,po e mbitheksojnë racizmin e tyre antishqiptar.kështu po e minojnë paqen e instaluar nga Evropa e SHBA-ja në Ballkan.

Këto shtete fqinje,me lakmi prej grabitçarëve ndaj tokave shqiptare nëpër shekuj kishin përgaditur ferrin për shqiptarët dhe shuarjen e këtij kombi.po sikur po harrojnë se ata vetë po shkojnë drejt fatkeqësive të reja për ta shuar vetën e tyre e bashkë me ta kanë për tu shuar edhe politikanët që po bëjnë punën e tyre.këtë shpërfytyrim,shnjerëzim të tyre ka për ti përpirë zjarri i flakëve skëtërrore.

Gratë e vajzat e përdhunuara nga pushtuesi sllav serbo – malazez,nuk duhet më ta ndjejnë veten për të vdekura,përderi sa jetojnë e janë të gjalla…Janë ato që paguan çmimin më të shtrenjtë të lirisë…Kadare në librin e tij: “Mbi krimin në Ballkan”,mes të tjerash shkruan:”…Mbi njëzet mijë vajza dhe gra të përdhunuara anemban Kosovës.ndërkaq,Brenda kësaj shifre ka tmerre të dyfishta,të katërfishta…”.

Prandaj politikan i pasurisë dhe parasë,kujtohu ndonji here se ne çfarë ferri ka kaluar populli shqiptar për disa vite më pare.Dëgjoje këtë zë,se nuk pranon të jetojë më e frikësuar,e kërcënuar,e fyer,e poshtëruar.Këta njerëz kërkojnë qetësinë,kërkojnë punë,kërkojnë mbase edhe një të ardhme më të mire.

Shqipëria,Kosova,Pjesa shqiptare në maqedoni,Presheva,Medvegja,Bujanoci,pjesa shqiptare në trojet e veta në Mal të Zi,dhe ajo e Çamërisë në Greqi,vazhdojnë të jenë dhimbja dhe krenaria mbarëshqiptare…Kurse për disa vazhdon të jetë biznes…Të cilët tregëtojnë identitetin e kombit,flamurin,hymnin,tregtojnë kufijtë detar,tregtojnë token këtë pasuri kombëtare na sjellin plehun e botës në atdheun tone,Kapërdisen para kamerave televizive si gjeli majë plehut…Në vendë se këta lider biznismen të lirisë, të ulin kokën përpara dramës dhe tragjedisë së popullit të tyre…këto mendje të varfëra i ka dehur pushteti,jeta luksoze,veturat luksoze,pasurit marramendëse që kanë krijuar për pak vite në pushtet,roja,truprojat,kapërdisjet e tyre para mediave,ku ju duket qartë mllefi verbues që kanë ndaj kundërshtarëve të tyre politik,të dehur nga korrupcioni dhe nepotizmi i pafund e shpërfillës deri në ekstrem ndaj interesave tona kombëtare shqiptare.

Paçka se populli është ai,është që ka dhënë gjithçka edhe jetën për liri,kurse këta mburravec”biznismenë të lirisë”,nuk pësuan asgjë,shpirtrat e tyre nuk preken nga drama shqiptare,përkundrazi shpirtin e tyre e prek vetem etja,për pushtet,për para,për mburrje,janë këto që gjallërojnë mendjen dhe shpirtin e tyre të varfër.

Është paksa e çuditshme,por jeta shqiptare është plot me të tilla paradokse tragjike,sa shpesh po na përsëritet në histori e njeta gjë,ndaj të cilave proteston arsyeja jonë. Të mësojmë tashmë nga e kaluara e hidhur por edhe e lavdishme,e ardhmja të na lumturoj edhe neve si popull.