• Lajmi
  • KosovaPress, 20 Prill 2012 20:00

Fatos Nano, kandidat për president të ardhshëm?

prev next
 
Të ngjajshëm

Fatos Nano, në një intervistë eksluzive për “Top Chanel”, pranoi për herë të parë publikisht ambicien e tij për t’u shndërruar në presidentin e ri të Republikës.

“Më lejoni të them me vërtetësi që si politikan dhe qytetar i përgjegjshëm, kam bërë një ofertë, kam ofruar dijet dhe përvojën time, aftësitë dhe kapacitetet, për të shërbyer që klima e sotme politike të ndryshojë, që marrëdhëniet midis politikës dhe institucioneve të jenë më progresive dhe nxitëse për të kryer detyrat e tyre ndaj qytetarëve dhe publikut. Pra jam ofruar duke kontaktuar të gjitha palët, kam bërë të qartë që jam i gatshëm për të konkurruar në garën e sivjetshme. Ndërkaq, ky është vetëm fillimi dhe jam këtu për të deklaruar hapur, nëpërmjet jush, si për konceptin, frymën dhe vizionin për të cilën e bëj këtë ofertë dhe të gjitha veprimet që duhen ndërmarrë dhe produktet që do sigurojë”, tha Nano.

Ndërsa kryeministri shqiptar Sali Berisha është shprehur se mund ta takojë Fatos Nanon për të dëgjuar platformën e tij presidenciale në përpjekje që lideri historik i së majtës të marrë mbështetjen e aktorëve kryesorë politikë për një kandidim konsensual.

Por, Sali Berisha nuk është gati të pranojë Fatos Nanon si një kandidat konsensual. I pyetur nga gazetarët, kryeministri u përgjigj shkurt, por bëri të qartë se Partia Demokratike do të ketë kandidatin e saj, i cili do të vendoset nga forumet e forcës më të madhe në pushtet.