• Lajmi
  • KosovaPress, 02 Prill 2012 16:00

Fermerët do t’i derdhin patatet në shesh

prev next
 
Të ngjajshëm

Më 12 prill, në ora 14:00 qendra e Prishtinës do të mbulohet nga patatet, në rast se deri atëherë Qeveria e Kosovës nuk ua kompenson mbi 60 mijë tonë patate, që ata kërkojnë nga 0.07 cent për kilogram. Ky është paralajmërimi që ka bërë Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës (FSBK), të thirrur në emrin e prodhuesve të patateve të Komunës së Prishtinës, Podujevës dhe Vushtrrisë, ngase sipas tyre u kanë mbetur pa shitur 70 përqind e patateve të prodhuara.

Kryetari i FSBK-së, Tahir Tahiri pohon se ka vetëm një mundësi të hiqet dorë nga protesta. Ajo sipas Tahirit, është, kompensimi i dëmit.

“Kjo është irrituar dhe pakënaqësia e bujqve të cilët me 12 prill do ta shprehin duke pru patat në “Sheshi Skënderbeu” dhe “Sheshin Nënë Tereza”, dhe do t’i hedhin këtu. Përndryshe nëse Qeveria në ndërkohë e fton FSBK-në, prodhuesit e patateve dhe këshillat e protestave dhe dialogojmë dhe e gjejmë një kompromis që tu kompensohet dëmi i shkaktuar i sasisë së patates së mbetur atëherë do heqim dorë nga protesta. Përndryshe assesi nuk do heqim dorë nga protesta, as prodhuesit e patateve e as FSBK-ja”, ka thënë ai.

Bujqit kësaj radhe duket që janë edhe më të qartë në kërkesat e tyre. Ata kanë kërkuar që çmimi për një kilogram patate t’u kompensohet me vetëm 0.07 cent.

“Bujqit kërkojnë t’u paguhen nga 0.07 cent, edhe pse çdo vit pataten e kanë shitur deri në 0.35 cent, por këtë vit për shkak të situatës çfarë është, bujqit pajtohen t’u paguhet gjysma e harxhimeve nga 0.07 cent për një kilogram patate. Këtë ua ka borxh Qeveria sepse i ka mashtruar”, ka thënë ai.

Por, sa i përket heqjes së çmimit referent nga Shqipëria, e që është kthyer sërish në 14 cent, Tahiri ka pohuar se tashmë janë vonuar, ngase patatet kanë qëndrueshmëri më së shumti edhe 10 ditë.

“Është shumë vonë heqja e kësaj reference për arsye se nuk mjafton të hiqen vetëm referenca, ngase patatja mund të qëndrojë vetëm edhe një javë apo 10 ditë më së shumti. Për një javë apo 10 ditë një sasi aq e madhe e mbetur e patateve nuk mund ta absorbojnë katër apo pesë shtete, e leje më Shqipëria e cila e ka tregun e vet të mbushur nga importi e që ne kemi dëgjuar se e ka të mbushur nga Egjipti. Prandaj, ne kemi kërkuar nga Qeveria që të hiqet referenca, por mundësisht me shtetin amë të kemi mirëkuptim të bëjnë edhe kontraktimin e çfarëdo sasie që mund të kontraktohet, mirëpo ato veprime nuk kanë ndodhur deri më sot”, ka thënë ai.

FSBK-ja kanë pohuar se ministrja Mimoza Kusari Lila, ministri Blerand Stavileci dhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu do duhej që së paku t’i vizitonin bujqit për ngushëllim për fatkeqësinë që u ka ndodhur, e jo sipas tyre, të shkojnë në Rahovec të bëjnë foto kinse po punojnë diçka. /Kosovapress/