• Lajmi
  • KosovaPress, 31 Mars 2012 15:48

Etika të mbizotërojë në mjekësi

prev next
 
Të ngjajshëm

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Ferid Agani morri pjesë sot në hapjen e konferencës ndëkombëtare “Etika në mjekësi” që i filloi punimet në Tiranë, në organizimin e seksionit mjekësor të Institutit Alb-Shkenca.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse Ministri Agani theksoi se është koha e fundit që vlerat etike në mjekësi të mbizotërojnë ndaj vështirësive financiare, të cilat çdo herë e më shumë po paraqiten si faktor përcaktues për cilësinë e shërbimeve shëndetësore.

Në vazhdim të fjalës së tij Ministri Agani konfirmoi vendosjen e vlerave etike mjekësore në themelet e reformës së sistemit shëndetësor në Republikën e Kosovës që se shpejti do të fillojë.

Në hapjen e konferencës, përveç ministrit Agani morri pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Shqipërisë, Dr. Petrit Vasili.