• Lajmi
  • KosovaPress, 22 Shtator 2012 17:43

Endeavour shkon në Kaliforni mbi një avion gjigand

prev next
 
Të ngjajshëm

Endeavour, anija kozmike e cila vitin e kaluar realizoi udhëtimin e fundit në hapësirë është dërguar në Los Angeles për t'u ekspozuar në një muze.

Endeavour u vendos mbi një avion vigan për t'u dërguar në Kaliforni, stacioni i parë i ekspozimit pas Qendrës Hapsinore Kennedy në shtetin e Floridës.

Avioni që e mbajti në krahë anijen kozmike veterane ka mbërritur në Los Angeles.

Anija kozmike Endeavour, ka realizuar gjithsej 25 fluturime hapësinore dhe ka kaluar në kozmos 299 ditë.