• Lajmi
  • KosovaPress, 12 Janar 2013 20:51

Emeli Sande dhe Rita Ora dominohen për “Brit Awards”

prev next
 
Të ngjajshëm

Emeli Sande dhe Rita Ora kanë marrë shtatë nominime për çmimin e madh të muzikës britanike. Megjithëse e gjithë bota është përqendruar në kandidaturat e çmimeve Oscar, në Londër janë publikuar nominimet për “Brit Awards”, që është parashikuar të zhvillohet më 20 shkurt.

Skocezja Emeli Sande ka marrë kandidaturat për çmimin e “Artistes më të mirë femër”, “Albumin më të mirë” dhe “Kënga më e mirë”. Në këtë të fundit ajo do të garojë me dy këngë: “Next to me” dhe “Beneath your beautiful”. Në verën e vitit të fundit, ajo ka marrë pjesë në ceremoninë e çeljes zyrtare të Lojërave Olimpike të Londrës.

Nga ana tjetër, Rita Ora, këngëtarja britanike me origjinë kosovare do të konkurrojë për çmimin “Artisja më e mirë femër”. Në garë me dy këngëtaret do të jetë edhe Amy Winehouse, si një nominim post-mortum për të nderuar muzikën e këngëtares që vdiq në vitin 2011.