E rrah kunatën pse nuk ia dha rrobat e vëllait

prev next
 
Prishtinë E enjte, 03 Maj 2012 12:17

Policia ka arrestuar një mashkull shqiptar në rr. Nazim Gafurri në Prishtinë pasi ka rrahur kunatën e tij.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari kishte shkuar te shtëpia e vëllait të tij për t’i marrë disa rroba, por pasi që kunata e tij (gruaja e vëllait) nuk e kishte lejuar, i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima më pas ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe në konsultim me Prokurorin është dërguar në mbajtje.

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë