Dy viktima tjera në Gostivar nga kërkuesit e “Aushvicit Shqiptarë”!

prev next
 
Prishtinë E mërkurë, 29 Shkurt 2012 22:28

Artikulli “aushvic për shqiptarët” një sinjal apelues.Ngjarja tragjike e ndodhur në Gostivar, është një sinjal që s`kapërdihet, nxitur nga shteti më i korruptuar në Ballkan, me parime luftënxitëse dhe kërkesa fashiste; “Aushvic për Shqiptarët”! Ky artikull u botua në disa agjenci dhe media, i cili ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm.

Unë, titullin e këtij opinioni nuk e kam imagjinuar, por e kam marrë ashtu siç është shkruar nëpër rrugë, rrugica, stadiume dhe vende të tjera publike..! Për të qenë më e keqja e kam nuhat se në këtë shtet farsë, fare lehtë mund të shpërthej luftë tjetër shumë më e rrezikshme sesa Luftërat Ballkanike, 1912/1913!

Huliganizmi shovinist dhe fashistë maqedonas, nuk ka zbrit nga Marsi. Atë është duke e frymëzuar qeveria maqedonase në bashkëpunim me elemente pro-serbe, madje nga policia e porositur nga i çmenduri Daçiq, i cili ka gjetur gjuhë të përbashkët me sigurimin dhe policinë maqedonase. Qarqeve shoviniste serbe u ka mbet shumë merak që lufta e psetë nuk u zhvillua edhe në këtë republikë. Duke harruar se shteti maqedonas u përfshi në luftën e atjeshme të UÇK-së vendore shqiptare. Por me një marrëveshje me faktorin amerikan, në momentet kur ushtria shqiptare po e pushtonte aeroportin bashkë me Shkupin, ndërhynë amerikanët, duke e përgatitur Marrëveshjen (mosmarrëveshjen) e Ohrit, e cila akoma s`është duke u zbatuar siç është përgatitur dhe siç është e shkruar.

Tani, vrasja e dy të rinjve shqiptar, Besnik Shehapi dhe Imran Mehmeti në mes të Gostivarit, është apeli im i dytë, drejtuar qeveritarëve maqedonas, shtetit, i cili fare s`ka marrë mësim nga një luftë, të cilës akoma i vjen aromë gjaku, pasojat e të cilës dukët se nuk u kanë dhënë mend politikanëve, shtetasve, por as rinisë e as familjeve, të cilat i ushqejnë me shovinizëm më shumë sesa me bukë, me urrejtje dhe fashizëm të cilën mbas paku e dëshirojnë, shqiptarët, shtetet e regjionit dhe fare se dëshiron as Bashkësia Ndërkombëtare! Maqedonia duket se ka hyrë më një thes me Serbinë, një rrugë pa shtegdalje dhe pa kokë. Duke mos llogaritur se të paktën dyzet për qind është me shqiptarë, interesimi për te dhe për çdo gjë rreth saj, është si nga lindja, po ashtu nga jugu, shumë më tepër sesa nga veriu i saj!

Vrasja e fundit këtë shtet, pra qeverinë e cila është mbush me haram, skamje, vjedhje, keqpërdorime dhe tani me nxitje për trazira apo luftë të re, është kah e qon drejt katrahurës shpërbërjes të sigurt! Për të cilën, akademia intelektualet, partitë e ngarkuara me shovinizëm, familjet, rinia me predispozita fashiste, së fundi qeveritarët e korruptuar nuk janë të vetëdijshëm se ç`mund të ndodhë me një shtet dhe popull hibrid artificial në Ballkan!

Për ekzistencën apo zhbërjen e këtij shtet ka mendime se “ky shtet” s`mund të qëndrojë edhe shumë gjatë! Kur dihet se ka gjenezë shqiptaro-bullgare! Gabimin më të madh e bëri shteti dhe Partia Komuniste shqiptare, e cila maqedonasit i pranoj si komb, kurse shtetin si Maqedoni, duke harruar se as maqedonasit, as shteti me ketë emër kurrë s`ka qen tjetër pos Maqedoni e Filipit dhe të birit Aleksandër Filip Mollasi ilirë, pushtuesi i parë i Indisë nga Evropa. Gjithë figurat më të cilat qeveritë maqedonas i bëjnë qejf veti, janë Ilire. Ky entuziazëm i tepruar me figura historike të huaja në tokën e huaj, është një sinjal i vuajtjes dhe krizës shpirtërore, mallkimit se nuk ekziston populli maqedonas. Pos shqiptarëve autokton dhe pjesës lindore me bullgarë, me pakica të ardhura nga dyndje sociale, ikje nga tiranitë dhe qëllimet ogurzeza për të dominuar drejt Maqedonisë së Epirit etj.

Vrasja e fundit në Gostivar është provokimi më i keq, që mund t`i bëhet shtetit të “vet”! Kur dihet se çfarë është duke ndodhur me emrin, mos pranimin në BE, NATO, me ngatërrimin me fqinjën veriore Serbinë, e cila akoma është duke u dënuar për gjenocid dhe etnocid mbi popujt me katër luftërat e fundit 1991-1999. Ajo, Serbia, dukët se është kah kërkon bashkëmendimtar me fytyrë fashiste si ajo..!

Familjeve të Besnik Shehapi dhe Imran Mehmeti, u shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Të jenë të fortë dhe t`i qëndrojnë kësaj tragjedi, e cila një ditë ka për t`u shpaguar, sepse ata ranë në qytetin dhe atdheun e tyre të shenjtë! Gjaku i tyre nuk do të shkojë huq! Ata kanë përjetësinë dhe amshimin e dy dëshmorëve të rënë në tokën, atdheun e tyre edhe ashtu të përgjakur sa e sa herë!

Mesazhi im është, shqiptarë kudo që jeni, bëhuni gati për më të keqën, nëse dëshironi për të siguruar të ardhmen më të sigurt për gjeneratat, parajsën për vetën! Z. Ryfi Osmani, i pari i Komunës, ngushëllime burrë, bëhu i fortë, me ty e ndajmë këtë dhimbje, do t`i qëndrojmë, edhe pse u teprua, u bë bollë në zemër të tokës sonë, është gjak ynë, i cili s`është ujë, as i huaj!

*(Autori i njohur për opinion dhe media kombëtare)

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë