Dy kamioneta aksidentohen në hyrje të Kaçanikut

 
Kaçanik E premte, 15 Qershor 2012 14:53

Tre persona janë lënduar lehtë në një aksident trafiku i cili ka ndodhur sot pas orës 14 në hyrje të Kaçanikut, në vendin e quajtur te Lagjja e Belajve.

Në aksident janë përfshirë dy kamioneta të cilat kanë qenë duke qarkulluar në kahe të kundërta. Tre personat e lënduar janë dërguar në Qendrën Emergjente në QKU, megjithëse, sipas informatave të para, bëhet fjalë për lëndime joserioze. Kështu ka njoftuar për Kosovapress, togeri Ismet Gashi, shef i Njësitit të Trafikut të regjionit të Ferizajt.

Njëri prej kamionetave është rrokullisur, kurse deri te aksidenti mësohet se ka ardhur për shkak se njëra prej automjeteve të përfshira në aksident nuk e ka respektuar kahen e lëvizjes.

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë