Drews: Mund t’i mbyllim rrugët alternative

prev next
 
Besianë E martë, 24 Prill 2012 17:31

Komandanti i KFOR-it, Erhard Drews ka thënë sot se KFOR-i mund t’i mbyll rrugët alternative në veri të vendit, nëse vlerëson se ato rrugë rrezikojnë situatën në atë pjesë të vendit.

“Rrugët në fjalë do të mbyllen nëse nga ana jonë konstatohet se ato rrugë po shfrytëzohen nga grupet serbe apo të politikanëve që vijnë në veri për ta tensionuar situatën atëherë ne ato rrugë do t’i mbyllim”, ka thënë Drews, pasi takimit që ka zhvilluar sot në Besianë me kryetarin e kësaj komunë, Agim Veliun.

Ai ka thënë se deri të premten, 700 trupa shtesë të batalionit rezervë të KFOR-it do të zbarkojnë në Kosovë, pa saktësuar se ku do të sistemohet ky kontingjent.

Komandanti Erhard Drevs duke komentuar deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Adres Rasmusen se Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë nuk ka “burime të mjaftueshme” dhe se aleancës ushtarake i është dashur të marrë barrën, ai ka thënë se KFOR ka bashkëpunim të mirë me EULEX-in.

“Me sa kam kuptuar unë Rasmusen nuk është ankuar për mungesën e koordinimit, ai është ankuar më shumë për kapacitete e EULEX-it dhe unë këtu duhet ta pranoj se sa më të fuqishëm e kam një partner aq më shumë jam i gëzueshëm, dua të them se ne kemi bashkëpunim të mirë me EULEX-in dhe s’kemi asnjë ankesë” , ka thënë Drews.

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë