• Lajmi
  • KosovaPress, 03 Maj 2012 18:49

Drejtësi, rritet numri i prokurorëve

prev next
 
Të ngjajshëm

Së shpejti do të shpallet konkurs edhe për 29 prokurorë të rinj në të gjitha prokuroritë e Kosovës. Kjo u bë e ditur pas takimit të radhës të Këshillit Prokurorial të Kosovës, të kryesuar nga kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi. Këshilli Prokurorial i Kosovës, gjatë këtij takimi, shqyrtoi dhe miratoi ndryshimin e Rregullores për caktim dhe transferim të prokurorëve.

Gjithashtu, në këtë takim u mor edhe vendimi për themelimin e Komisionit për plotësim-ndryshimin e Rregullores për komisionin disiplinor, si dhe u vendos për themelimin e Zyrës për Vlerësim dhe Verifikim Prokurorial në kuadër të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Në takimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, ndër të tjera u vendos edhe për harmonizimin e pagave të stafit mbështetës të sistemit prokurorial më ato të sistemit gjyqësor.