Dobruna: Predispozita gjenetike, faktor kryesor në shfaqjen e kancerit të lëkurës

 
Prishtinë E shtune, 19 Qershor 2010 16:05

Predispozita gjenetike, tipi i lëkurës dhe ekspozimi në diell njihen si shkaktarët kryesor të shfaqjes së kancerit të lëkurës, ndërkaq mjekët tërheqin vërejtjen se edhe përdorimi i solarëve ndikon në krijimin e pre-dispozicionit për shfaqjen e tumorit të lëkurës.

Predispozita gjenetike, tipi i lëkurës dhe ekspozimi në diell njihen si shkaktarët kryesor të shfaqjes së kancerit të lëkurës, ndërkaq mjekët tërheqin vërejtjen se edhe përdorimi i solarëve ndikon në krijimin e pre-dispozicionit për shfaqjen e tumorit të lëkurës.

Mjekja dermatologe Shkëndije Dobruna shpjegon për Kosovapress shenjat e kësaj sëmundjeje dhe ekzaminimet që duhet ndërmarrë për diagnostikimin me kohë të sëmundjes.

Sipas saj, personat që nuk kanë pigment mbrojtës janë më tepër të predisponuar të kenë kancer në moshat e vonshme, nëse në fëmijëri ata nuk kanë qenë të mbrojtur nga rrezet e diellit.

Dobruna: Në shfaqjen e kancerit të lëkurës ndikon predispozita gjenetike

(Video)

“Kryesisht, në shfaqjen e kancerit të lëkurës faktor kryesor është predispozita gjenetike. Do të thotë, predispozitë te personat të cilët familjarët kanë, mundësia 50-50 për qind është më e madhe në shfaqjen e kancerit të lëkurës se te personat që nuk e ka dikush nga familjarët. Faktori i dytë që është predispozitë gjenetike, është tipi i lëkurës. Do të thotë tipat një dhe dy të lëkurës janë personat, të cilët nuk kanë pigment mbrojtës, personat me lëkurë të bardhë, flokët të hapura, biond, me sy të kaltër dhe të gjelbër, personat të cilët nuk kanë mbrojtje nga dielli dhe janë më tepër të predisponuar që të kenë kancer të lëkurës në moshat më të vonshme, nëse në fëmijëri nuk janë mbrojtur nga dielli”, ka thënë Dobruna.

Ndërkohë njihet që faktorë shumë me rëndësi janë rrezatimet nga dielli, rrezatimet nga rrezet ultraviolete, por edhe nga solariumet. Rreziku për të zhvilluar kancer lëkure dyfishohet nëse personi ka pasur djegie të ndryshme, trauma, lëndime, fërkime të ndryshme në një pjesë të lëkurës gjatë jetës.

Dobruna thekson se gjatë verës duhet të kemi kujdes nga ekspozimi i tepruar në rrezet e diellit, në rastet kur lëkura nuk është lyer me asnjë solucion mbrojtës, pasi që nishanet në trup rrisin gjasat për shfaqjen e kancerit.

Dobruna: Ekspozimi gjatë solariumit rrezikon shfaqjen e melanomës

(Video)

“Nëse një nishan, i cili gjatë jetës traumatizohet në formë të lëndimeve apo në formë të djegieve nga dielli apo në solariume, atëherë gjasat e ndërrimit të atyre nishaneve nga forma beninje në ato malinje, do të thotë në të rrezikshme apo melanom malinje, është shumë e madhe. Tani dihet që në lëkurën që ka nishane ekspozimi gjatë rrezeve të solariumit i rrit gjasat prej 70 për qind të shfaqjes së melanomës, pastaj kancer tjerë të lëkurës janë spinaloma dhe bazalioma, të cilat janë më të shpeshta”, ka thënë Dobruna.

Sipas saj, nëse këto shenja mund të diagnostifikohen me kohë, atëherë mund të realizohet një trajtim adekuat dhe të realizohet shërimi.

Dobruna: Nuk e marrin si diçka të rrezikshme nëse nuk dhemb

(Video)

“Ne gjithnjë i këshillojmë pacientët dhe popullatën, dhe në bisedimet e përditshme u themi një ndryshim në lëkurë, sidomos në lëkurën e fytyrës dhe në pjesët e fotoeksponuara, i cili për një muaj nuk tërhiqet me lyerje ose pa lyerje atëherë ai është potencial që veç ka filluar zhvillimi i një kanceri të lëkurës. Prandaj, ata nuk i kisha këshilluar që të lënë një ndryshim më tepër se një muaj pa u lajmëruar te dermatologu”, ka thënë Dobruna.

Për t’iu shmangur rrezikut, Dobruna rekomandon që veçanërisht fëmijët të mbrohen dhe të mos digjen gjatë ekspozimit në diell, ngase mund të ketë pasoja në moshë më të vonshme.

Dobruna: Mbrojtja duhet të bëhet kryesisht te fëmijët

(Video)

“Këshillat është mbrojtja nga dielli numër një, mbrojtja duhet të bëhet kryesisht te fëmijët, prej mutakëve deri në moshën 20-vjeçare. Do të thotë dëmtimet më të mëdha që bëhen në lëkurë janë nga ajo moshë, mosha 1-20 vjeçare. Një lëkurë e dëmtuar nga dielli në atë periudhë pastaj pas 30-tave apo 40-tave i vyen një ekspozim shumë i vogël që të shfaqet kanceri i lëkurës. Nëse deri në atë moshë mbrohet lëkura, atëherë do të thotë një mbrojtje e pakët në moshat më të shtyra e mbron atë person nga mosshfaqja, ndërsa mos mbrojtja në periudhën e fëmijërisë dhe rinisë, djegiet e shpeshta e rrisin atë mundësinë apo ajo është vetëm potencial i shfaqjes së kancerit të lëkurës”, ka thënë Dobruna.

Ndërsa, sa u përket solariumeve, Dobruna thotë se janë ambiente shumë të rrezikshme, ndërsa gjasat për zhvillimin e melanomës malinje janë shumë të mëdha.

“Kur është fjala për këto nuk ka mbrojtje, por ekspozim. Ka persona që në rrezatimet e shkurtra i mbrojnë nishanet, bengat me vendosjen e ndonjë flasteri që deri diku mund ta mbrojë nëse nuk ka ekspozime të shkurtra. Por, shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se 100 ekspozime në solariume gjatë gjithë jetës deri në 70 për qind e rrit gjasën e shfaqjes së melanomës malinje”, shpjegon Dobruna.

Mbrojtja më e mirë, sipas saj, është shmangia nga ekspozimi i rrezeve të diellit në periudhën kohore nga ora 12-16, kur rrezet bien në kënd të drejtë. Masa tjera mbrojtëse janë edhe veshja e rrobave me ngjyrë të hapur që reflektojnë rrezatimin, përdorimi i kapelës dhe kremrat kundër diellit./V.Dana/

 
 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë