Follow Us

KYQU SQ EN
E Enjte, 29.09.2016 10:38

​Dhjetë milionë dollarë për arrestimin e financuesit të Al-Kaidës

Uashington | 23/12/2011 21:56

Departamenti amerikan i Shtetit ka ofruar shpërblimin prej madje 10 milionë dollarë për informatat të cilat do të ndihmonin për arrestimin e Jasin al-Suri, për të cilin SHBA-të dyshojnë se është financuesi kryesor i rrjetit terrorist Al Kaida.

Al-Suri është me origjinë nga Siria, por thuhet se ai operon nga Irani, ka bërë të ditur Departamenti i Shtetit. Robert Hartung ka thënë se kjo është hera e parë që lëshohet fletëndjekje për “financuesin e terrorizmit”.

Autoritetet amerikane synojnë që përmes këtij shpërblimi të çrregullojnë rrjetin financues, i cili burimin e vet e ka në Iran.

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress