Christina Aguilera reklamon me foto të vjetra

prev next
 
Los Angelos E shtune, 27 Tetor 2012 19:59

Këngëtarja e mirënjohur, Christina Aguilera ka përdorur një foto të vjetër, të cilën e ka përpunuar dukshëm edhe në Photoshop, për të promovuar parfumin e saj të ri “Royal Desire”.

Fotoja i përket dy viteve më parë, pikërisht vitit 2010, kur këngëtarja kishte forma shumë të rregullta trupore, madje ishte shumë elegante. E kundërta e saj që duket tani, pasi prej të paktën 1 viti Aguliera nuk i ka kushtuar rëndësi fizikut të saj dhe ka shtuar disa kile të dukshme.

Madje, vetë këngëtarja i ishte përgjigjur kritikave për shtim të pakontrolluar në peshë me faktin se asaj i pëlqente trupi që kishte tani dhe se nuk donte të humbte asnjë kile. Për këtë arsye, fansat nuk e kanë parë me sy të mirë faktin që këngëtarja përdor një foto të vjetër, e cila është larg imazhit të tanishëm të saj, sidomos pasi vetë Aguilera ka thënë që ndihet shumë më mirë e shëndetshme dhe se nuk do të mbante më dieta drastike për të kënaqur të tjerët.

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë