• Lajmi
  • KosovaPress, 30 Prill 2012 11:54

Na shkyçën shefat e KEK-ut

prev next
 
Të ngjajshëm

Me vetëm një faturë të dërguar për pagesë dhe pa asnjë vërejtje të dërguar, një punëtorë i KEK-ut me emrin Agim erdhi në redaksi të Agjencisë e Pavarur të Lajmeve KosovaPress dhe na lajmëroi se jeni shkyçur nga rrjeti elektrik.

Ne pyetjen tonë se është vetëm një faturë e papaguar dhe se duhet të dërgohet vërejtja nga KEK-u dhe të jepet një afat së paku 7 ditorë, përgjigjja e tij e vetme ishte se “i vie shumë keq, por ka urdhër nga shefat”.

Momentalisht Agjencia e Pavarur e Lajmeve KosovaPress është duke punuar me agregat, e ka paguar edhe faturën e fundit dhe është ne pritje për rikyçjes. Natyrisht se kjo si duket do të varet edhe nga shefat që veç kanë urdhëruar shkyçjen.

Në foto, drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjuka dhe zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala./Kosovapress/