• Lajmi
  • KosovaPress, 18 Prill 2006 12:42

Centrali bërthamor bullgar mbyll edhe dy reaktorë

Të ngjajshëm

Bullgaria deri nga fundi i këtij viti do ta ndalojë punën edhe të dy blloqeve, prej gjithsej gjashtëve, të centralit bërthamor "Kozloduj", centrali i vetëm, në këtë vend i ndërtuar me ndihmë teknike të Ish-Bashkimit Sovjetik.

Drejtori ekzekutiv i "Kozlodujit", Ivan Ivanov, theksoi se për shkak të kësaj Bullgaria do të detyrohet që nga janari i vitit të ardhshëm ta ndërpresë eksportin e rrymës për Maqedoninë, Shqipërinë, Greqinë, Turqinë dhe Serbinë.

Një vendim i këtillë është marrë me kërkesë të Bashkimit Evropian, por Ivanov konsideron se megjithatë ndërprerja e punës së dy reaktorëve do të jetë masë e përkohshme.

Centrali "Kozloduj" mbulon 41.6 për qind të nevojave të Bullgarisë për energji elektrike.