• Lajmi
  • KosovaPress, 03 Gusht 2012 17:44

Çeku ftohet te Stuhia (Olluja)

prev next
 
Të ngjajshëm

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), Agim Çeku po merr pjesë në shënimin e përvjetorit të 17 të operacionit “Stuhija” (Olluja), operacion ky që ishte vendimtar në luftën e Kroacisë kundër Serbisë.

Siç jofton Ministria e Forcës së Sigurisë (MSK), ministri Çeku është ftuar nga Qeveria e Republikës së Kroacisë që të jetë pjesëmarrës në këtë përvjetor, si një nga aktorët kyç në këtë operacion me të cilin Kroacia i çliroi territoret e okupuara nga ushtria serbe në atë kohë.

Manifestimi qendror lidhur me këtë ngjarje do të mbahet me 4 dhe 5 gusht në qytetin Knin të Kroacisë.