• Lajmi
  • KosovaPress, 06 Maj 2012 17:22

Cana shënon eurogol në fitoren ndaj Atalantës

prev next
 
Të ngjajshëm

Mesfushori kosovar i Lazio, Lorik Cana ka shënuar eurogol në fitoren e madh të skuadrës së tij në udhëtim ndaj Atalantës.

Lazio të dielën mundi Atalantën prej 2:0, duke bërë një hap të madh drejt Ligës së Kampionëve. Mesfushori i kombëtares shqiptare në këtë takim ishte titullar dhe luajti terë ndeshjen.

Golin e parë për “lacialët” e shënoi Biancocelesti, kurse Cana në minutën e fundit të takimit nga largësia shënoi golin e dytë dhe të fitores në këtë takim.

Për kosovarin ky është goli i dytë në këtë sezon të garave. Lazio me ketë fitore zë vendin e katërt më 59 pikë, tri më pak se Udinese, e cila renditet e treta.