Vdes biznesmeni Salih Kastrati

prev next
 
Pejë E mërkurë, 18 Prill 2012 15:43

Më mëngjesin e së mërkurës ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kovës biznesmeni i njohur pejan Salih Kastrati, i cili ka qenë i shtrirë aty që nga data 15 mars e këtij viti, si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë nga një shpërthim granate që kishte ndodhur para shtëpisë së tij.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Xhevat Ibra, ka thënë se Sali Kastrati ka ndërruar jetë të mërkurën (18.04), në orën 07.25 minuta në QKUK Prishtinë.

“Salih (Shaban) Kastrati, i lindur me 06.08.1948 në Pejë, që nga koha e plagosjes nga shpërthimi me mjet shpërthyes, ka qenë në tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë, ndërsa sot Qendra Operative DRP-Pejë ka pranuar informacion se viktima ka ndërruar jetë sot në mengjes, prandaj Njësiti i Hetimeve Rajonale ky rast do hetohet si vrasje”, deklaroi Ibra.

Ibra më tej bëri me dije se nga Gjykata Qarkut në Pejë është lëshuar urdhëresa për zhvillimin e autopsisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./Kosovapress/

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë