Brunei Darussalam njohu pavarësinë e Kosovës

prev next
 
Prishtinë E mërkurë, 25 Prill 2012 18:47

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë i Brunei Darussalam, Mohamed Bolkiah përmes një letre dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka konfirmuar njohjen zyrtare të Republikës së Kosovës nga ky shtet.

Sot, ministri Hoxhaj po ashtu ka zhvilluar një bisedë telefonike me ambasadorin e këtij shteti në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Latif Tuha, i cili ka përcjell përshëndetjet të përzemërta të ministrit të Jashtëm dhe i ka konfirmuar ministrit Hoxhaj njohjen e zyrtare nga Brunei Darussalam.

Me këtë rast, Ministri Hoxhaj është ftuar në një vizitë zyrtare në këtë shtet.

Kjo është njohja e 90-të që i vije shtetit të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008./S.Shkodra/

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë