• Lajmi
  • KosovaPress, 25 Maj 2012 17:55

Britania e gatshme të ndihmojë hekurudhat e Kosovës

prev next
 
Të ngjajshëm

Britani e Madhe është e gatshme të ndihmojë në modernizimin e sistemit hekurudhor të Kosovës dhe projekte të tjera me rëndësi strategjike për vendin. Kështu ka deklaruar ambasadori britanik në Prishtinë, Ian Klif, pas një takimi që ka pasur me ministrin e Infrastrukturës, Fehmi Mujota.

Mujota më këtë rast e ka njoftuar ambasadorin britanik me projektet të cilat janë duke u realizuar nga kjo ministri, e po ashtu edhe me punimet në autostradën Vërmicë-Merdar.

Britania e Madhe po ashtu shprehet e gatshme për aftësimin e kuadrove profesionale dhe në gjetjen e rrugëve më ekonomike në këtë drejtim.

“Theks të veçantë në këtë takim kishte ofrimi i ndihmës së Britanisë së Madhe, në rivitalizimin hekurudhave të Kosovës, përkatësisht ndihma që do t’u ofrohet dy kompanive të vendit tonë Infraskos dhe Trainkos, si dhe gjetja e mënyrës financiare’, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Infrastrukturës.