Follow Us

KYQU SQ EN
E Premte, 30.09.2016 03:45

​Bordit të Trustit i përfundon mandati

Prishtinë | 28/03/2012 11:33

Anëtarëve të Bordit Udhëheqës të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës u ka përfunduar mandati. Anëtarët e deritanishëm të këtij bordi kanë deklaruar se në periudhën tri-vjeçare, sa ata kanë qenë pjesë e këtij bordi, kthimi kumuluativ nga investimet e Trusti-t është rreth 35 për qind, që kthyer në terma vjetor i bie rreth 10 për qind. Bazë për këtë arritje, sipas tyre, ishte strategjia investuese që kanë pasur, e që ka qenë e ndarë në 40 për qind në aksione dhe pjesa tjetër 60 për qind në instrumente me kthim absolut dhe instrumente të lidhura me inflacion.

Trusti, sipas anëtarëve të deritanishëm të Bordit, ka ulur taksën menaxhuese, nga 0.90 për qind, që ishte para tri vjetësh, në 0.60 për qind që është tani. /Kosovapress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress