Boas i kënaqur me barazimin ndaj Totenhemit

prev next
 
Londër E premte, 23 Dhjetor 2011 14:36

Menaxheri i Çelsit, Andre Villa Boas, është shprehur i kënaqur me barazimin e skuadrës së tij ndaj Totenhemit.

“Blutë” e Londrës mbrëmë në udhëtim luajtën baras 1:1, në kuadër të xhiros 17 të Premier Ligës.

Trajneri Boas kërkon që skuadra e tij të fitojë dy takimet e radhës. “Jam i kënaqur më barazimin ndaj Totenhemin, skuadër kjo që është pretendente për titull. Një pikë nga kjo ndeshje është e mirë. Do të ishte mirë që ne të marrim gjashtë pikë në dy takimet e ardhshme që i luajmë në shtëpi”, ka thënë Boas.

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë