• Lajmi
  • KosovaPress, 12 Prill 2013 09:41

Blerim Xhemajli në Milan?

prev next
 
Të ngjajshëm

Blerim Xhemajli mund ta vesh fanellën e Milanit, nga sezoni i ardhshëm. Mediat italiane njoftojnë se mesfushori shqiptar mund të shkëmbehet me Antonio Nocerinon gjatë verës.

Me këtë rast, mesfushori italian do të kalonte nga Milani tek Napoli, kurse futbollisti shqiptar nga Maqedonia do të bëhej Rossoner, raporton portali “Express”.

Nocerino ka përfunduar në bankinë tek ekipi i Massimiliano Allegrit dhe është në kërkim të një ekipi ku mund të luajë vazhdimisht, për të mos e humbur Botërorin 2014.

E kjo në San Siro duket të jetë e pamundur të ndodh. Prandaj, përfaqësuesi italian mund ta pranojë kalimin në San Paolo.

Kjo nënkupton automatikisht se Xhemajli do të transferohej në Milan, duke e arritur kulmin e karrierës.

Ish futbollisti i Parmës dhe Torinos ka shënuar katër gola në dy ndeshjet e fundit dhe Milani nuk dëshiron ta lëshojë nga dora këtë mundësi, të cilën e kishte edhe në janar, por që nuk e shfrytëzoi./Kosovapress/