Berluskoni ka paguar mafien siciliane

prev next
 
Romë E mërkurë, 25 Prill 2012 17:37

Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni i ka dhënë mafies siciliane shuma të konsiderueshme parash për të siguruar mbrojtjen e tij në vitet 1970, theksoi Gjykata e Kasacionit në përfundimet e një gjykimi të publikuar sot nga media italiane.

Në këtë dokument prej 146 faqesh, kryeministri është përshkruar si një viktimë që ka reaguar nga nevoja dhe ka paguar shuma të konsiderueshme parash për sigurinë e tij dhe të familje.

Këto citime janë përmbajtja në përfundimet e një gjykimi të bërë nga Gjykata e Kasacionit që vendosi në muajin mars anulimin e dënimit me shtatë vjet burg për një të afërm të Berluskonit, senatorin, Marcello Dell'Utri, për bashkëpunim me mafien, mbajtur në vitin 2010 nga Gjykata e Palermos.

Gjykata u shpreh në atë kohë se mungonin provat dhe kërkoi një proces tjetër gjyqësor kundër këtij të fundit.

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë