Berisha: Ngjela jashtë grupit të PD-së

 
Tiranë E premte, 14 Prill 2006 11:07

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha të enjten se avokati Spartak Ngjela nuk është në grupin parlamentar të PD-së pasi është ngrirë në të gjitha funksionet partiake.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha të enjten se avokati Spartak Ngjela nuk është në grupin parlamentar të PD-së pasi është ngrirë në të gjitha funksionet partiake. Në mënyrë figurative, Berisha citoi për TV Klan se Ngjela është i ngrirë dhe ngrirjet nuk “shkrihet” kollaj. “Ndonëse kishte një funksion të marrëdhënieve publike që nuk përputheshin me deklaratat e tij, ai duhej të largohej nga ai pozicion. Ajo çka nuk mund të pranoj është bllokimi i komisionit të ligjeve duke përdorur pushtetin e dhënë nga PD si kryetar dhe ka qenë ky shkaku për të cilin unë i kërkova dorëheqje,” tha Berisha. Kryeministri tha se Ngjela nuk përshtatej me ato kritere që ai kishte përcaktuar. “Mendoj se vrasja është morale, se si do të dalë Ngjela nga ai sipral që futi veten nuk e di. Ai ka bërë një vetvrasje morale, të pashembullt në 15 vjet”, u shpreh Berisha.

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë