Behramaj: Prodhuesit e patates po manipulohen

prev next
 
Prishtinë E hënë, 02 Prill 2012 18:41

Pas paralajmrimeve të Sindikatës së Bujqve të Kosovës për hedhjen e patateve në sheshin “Nënë Tereza” dhe kërkesës për kompensim për produktet e pashitura, ka reaguar Ministria e Bujqësisë përmes këshilltarit për informim, Adil Behramajt.

“Për t’i blerë shumicën e sasisë që ju ka mbet prodhuesve të patates, në mënyrë publike ka shprehur gatishmërinë edhe pronari i kompanisë “Elkos” dhe është i gatshëm ende t’i blejë, por Federata Sindikale e Bujqëve të Kosovës më shumë e interesuar ka qenë ta përdorë problemin e prodhuesve të patates për të protestuar dhe për t’u faktorizuar si OJQ e diskredituar politike që është, gjoja se po bën diçka për të mirën e tyre, sesa t’i zgjidh problemet e prodhuesve të patates. Pra, i ka manipuluar dhe është duke i manipuluar përsëri, sepse nuk është e vërtetë që Ministria e Bujqësisë ka nënshkruar marrëveshje për eksport me askënd, se nuk jemi agjent tregtar i askujt dhe nuk nënshkruajmë marrëveshje biznesore, por këto janë përpjekjet të ulëta të z. Tahiri për ta sulmuar ministrinë, sepse është i frustruar që nuk po duam të bashkëpunojmë me OJQ-në e politizuar të tij”, shprehet Behramaj.

Sipas Behramajt, çmimi referent i patates prej 24 centësh është hequr prej ditës së djeshme dhe të gjithë prodhuesit e patates mund të eksportojnë në Shqipëri, në kushte të njëjta, sikurse që kanë eksportuar para vendosjes së kësaj vlere referente.

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë