• Lajmi
  • KosovaPress, 31 Mars 2012 10:06

Banesa në vend të fabrikës së duhanit

prev next
 
Të ngjajshëm

Kompania kosovare “Premium”, mori izën nga AKP’ja që në territorin e fabrikës së duhanit në Gjilan të ndërtojë një kompleks banesor. Kryetari i Gjilanit, Qemajl Mustafa, dyshon nëse ndërmarrja do të funksionalizohet ndonjëherë, por në vend të saj do të mbushet me banesa. AKP tha se kjo i është lejuar “Premium-it” pasi që do të investojë në fabrikë rreth 4 milionë euro.

“Dyshoj se ka me pas ma fabrikë aty”. I vënë para një vendimi të vështirë, kreu i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, nuk është optimist se fabrika që dikur prodhonte cigaret “Bozhur” do të funksionalizohet.

Sidomos tani pasi që Agjencia Kosovare e Privatizimit i ka dhënë të drejtë një investuesi që në oborrin e Industrisë së Duhanit në Gjilan të ndërtojë një kompleks banimi kolektiv.

Të enjten, bordi i drejtorëve të AKP-së ka vendosur të mos e çojë në ri-privatizim këtë ndërmarrje, pasi kanë arritur marrëveshje me kompaninë kosovare “Premium” për të investuar aty rreth 4 milionë euro.

Kështu thuhet se është gjetur zgjidhja për ta rifunksionalizuar këtë ndërmarrje pas falimentimit të McCroft Tobacco, të cilës i ishte shitur më parë.

Drejtori menaxhues i AKP-së, Shkëlzen Lluka ka shpjeguar për gazetën Express se Premium, që do t’i marrë përsipër investimet në Industrinë e Duhanit në Gjilan, i ka sjellë AKP-së edhe një projekt për ndërtime afaristo-banesore, të cilin agjencia e ka pranuar.

Ndërtimi i banesave në pronën e ndërmarrjes, sipas tij, është i mundur pasi Agjencia ka të drejtë të lejojë ndërrimin e destinimit të tokave edhe nëse ato janë shitur me spin-of special, siç është fjala për këtë rast. (Express)