• Lajmi
  • KosovaPress, 29 Mars 2012 19:52

Arrest shtëpiak për katër serbët

prev next
 
Të ngjajshëm

Nga 30 ditë arrest shtëpiak për katër serbët e arrestuar të martën te "Dheu i ardhë" është masa që ka shqiptuar gjykatësi Zijadin Spahiu. Lajmin për radion lokale “Premiera” e ka konfirmuar Vlastimir Petrovic, avokati mbrojtës i të akuzuarit Svetozar Naskovic, zyrtar policor i Serbisë.

"Ata janë mirë dhe brenda një ore do tëjenë në shtëpitë e tyre, sjelljet ndaj tyre kanë qenë korrekte, ndërsa procedurat do të vazhdojnë më tutje", ka thënë Avokati Petrovic.

Katër serbët e arrestuar të martën në kufirin te " Dheu i bardhë" janë sjellur sot para gjykatësit në Gykatën Komunale të Kamenicës. Forcat speciale të policisë së Kosovës i kanë sjellë katër të arrestuarit në seancën që ka filluar në ora 16.00.

Srećko Spasić, kryetar i komunës paralele të Vitisë, Ivica Nojkic dhe Aleksandar Stililjokovic punëtor të administratës në komunën paralele dhe polici Svetozar Naskovic u arrestuan ditë më parë pasi që po fusnin në Kosovë materiale zgjedhore, siç janë listat zgjedhore dhe vulat e komunës paralele të Vitisë.