• Lajmi
  • KosovaPress, 11 Shtator 2012 16:42

Amerika sot është edhe më e fortë

prev next
 
Të ngjajshëm

Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Barack Obama ka thënë se viktimat e 11 shtatorit kurrë nuk duhet harruar, pasi që siç ka thënë ai, sakrifica e tyre e ka bërë Amerikën më të fortë sot dhe Osama Bin Laden kurrë më nuk do ta sulmoj Amerikën. Ai në një adresim para familjarëve të viktimave në Pentagon ka thënë se lufta e Amerikës nuk është e ndërlidhur me religjione të ndryshme, me islamin, por kryesisht me grupe terroriste siç është Al Kaida.

Presidenti Obama ka thënë se kjo ditë duhet të jetë një ditë reflektimi, unitetit dhe premtimi. “Nuk është një ditë e lehtë është shumë e vështirë për gjitha familjet e rreth 3 mijë personave që humbën jetën, prindërit, fëmijët, vëllezërit dhe motrat”.

I pari i SHBA-ve ka thënë se viktimat e 11 shtatorit nuk do të harrohen asnjëherë, ndërsa ka theksuar se kreu i Al Qaides më kurrë nuk do ta sulmoj Amerikën.

“Nuk është me rëndësi sa vjet kanë kaluar, por duhet t’ju përkujtoj se ju kurrë nuk duhet të jeni vetëm. Ju kurrë nuk duhet të jeni të harruar dhe po ashtu viktimat, për shkak të sakrificës së tyre ne e kemi ndërtuar Amerikën çfarë është sot, Amerika sot është edhe më e fortë. Shumë nga amerikanët nuk e kanë konsideruar kurrë se mund të jenë viktimat e aksioneve të tilla dhe për shkak të sakrificës së tyre ne i kemi dhënë një goditje shumë fortë kësaj organizate, Al-Kaides, e cila sot pothuajse është e shkatërruar dhe Osama Bin Laden nuk do të kërcënoj më kurrë, Amerika është një vend i sigurt”, ka theksuar presidenti Obama.

Ai ka shtuar se Amerika luftën e saj nuk e ka ndërlidhur me religjione të ndryshme si islamin, por me grupe dhe organizata terroriste.

“Lufta jonë nuk është e ndërlidhur me religjione të ndryshme me islamin por ka të bëjë kryesisht me grupe terroriste siç është Al Kaida. Duhet të kujtojmë se shpirtra të pafajshëm u vranë dhe humbën jetën dhe na detyruan ne që të marrim hapa të tjerë për të siguruar sigurinë e vendit tonë. Asnjë akt terrorizmi nuk mund të na ndal nga ajo në çka ne besojmë. Në gjithmonë do të vazhdojmë të mbrojmë idealet e këtij shteti. Ne asnjëherë nuk do të frikësohemi, por do të ndjehemi si komb më i fort dhe më i bashkuar ”, ka theksuar Obama.

Ndryshe gjatë sulmeve të 11 shtatorit në sulmin e Kullave Binjake dhe sulmet në Pensilvani dhe Pentagon humbën jetën më shumë se 3 mijë persona.

Presidenti amerikan Obama fjalimin e tij e përfundoi me lutjen “Zoti i bekoftë emrat e atyre që u vranë dhe Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”./S. Shkodra