AKR e do Ferizajn si modelin e tyre për Kosovën

prev next
 
Ferizaj E hënë, 23 Prill 2012 18:17

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka qëndruar sot në komunën e Ferizajt për të përkrahur kandidatin e partisë tij për të qeverisur në këtë komunë. Ai u ka kërkuar ferizajasve që të votojnë kandidatin Ramadan Hasanin, sepse siç ka thënë ai, me këtë njeri Ferizaj do të shkojë përpara.

Edhe pse ishte i paraparë tubimi në sheshin “Adem Jashai” në orën 12:30, ai është shtyrë për në orën 13.

Me këtë rast zëvendëskryeministri Pacolli ishte i shoqëruar edhe me disa ministra për të përkrahur kandidatin Hasani.

Ai ka thënë se nuk mund të shkohet më përpara me skena e prapaskena dhe pseudopatriotizëm, por vetëm me punë dhe atë e ofron AKR-ja.

“Vetëm dua të i ftoj qytetarët Ferizajt të votojnë për Ramadan Hasanin të votojnë për njeriun që e mbështet AKR-ja fuqishëm dhe besoj se qytetarët e Ferizajt janë të vetëdijshëm tani që me premtime me skena dhe prapaskena me pseudopatriotizëm nuk shkohet përpara. E vetmja variant ka mbetur puna, e na jemi parti që gjithmonë në rendin e parë e ka radhitur punën, djersën dhe këtë do të bëjmë edhe në Ferizaj”, ka deklaruar Pacolli.

Nga ana tjetër, kandidati i AKR-së për të qeverisur në Ferizaj, Ramadan Hasani ka thënë se programi i AKR-së ofron një model të qeverisjes më të mirë.

“Ne do të jemi ata që do të qeverisim në këtë objekt prapa nesh dhe gjithë komunën e Ferizajt. Kjo është arsye që jemi këtu për të ju thënë shumë shkurt që po fillojmë një betejë që do të fitojmë dhe për të ju thënë që ardhmëria e qytetarëve ferizajas është AKR-ja gjegjësisht programi i AKR-së me këtë rast në qeverisjen time dhe do të jemi një model i qeverisjes për të ardhmen në përgjithësi”, ka deklaruar Hasani.

Ai ka shtuar se programi i tij është i bazuar në pastrimin e qytetit, në infrastrukturë dhe në zhvillimin ekonomik. /Kosovapress

 
 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë