AAK: “S'ka me Ferizajn"

prev next
 
Ferizaj E hënë, 23 Prill 2012 21:33

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e ka hapur fushatën për kryetar të Ferizajt në orët e vona të pasdites me një tubim të mbajtur në sheshin e qytetit, ndërsa drejtuesit e saj kanë thënë se fitorja në Ferizaj i dedikohet liderit të AAK-së Ramush Haradinaj. I pari i cili e ka marr fjalën dhe i është drejtuar anëtarësisë ka qenë nënkryetari i AAK-së, Blerim Shala, duke thënë se këto zgjedhje të jashtëzakonshme në Ferizaj janë ballafaqimi i parë midis atyre që duhet të shkojnë dhe të tjerëve që nuk mund të rrinë më duarkryq dhe të pajtohem me këtë fatkeqësi elementare politike, prodhuese e të këqijave të shumëllojshme.

"AAK-ja si kandidat për kryetar të Ferizajt e ka Naim Feratin, i cili ka burrni për të qenë i pari i qytetit, ka nder dhe fjalë që mban për t'i prirë Ferizajt dhe për të dhënë lajmin këtë të diele, që kthesa e madhe politike në Kosovë, mëkëmbja e madhe e të gjithë neve do të nis pikërisht në këtë qytet. E dini se ai mund të jetë kryetar i shkëlqyeshëm i Ferizajt dhe bëhuni bashkë me Naimin me Ferizajn, nesër shpresojmë të gjithë ne do të bëhemi bashkë me Ramushin dhe për Kosovën", ka thënë Shala.

Në anën tjetër kandidati për kryetar Ferati ka shpalosur prioritetet e tija për zhvillimin e komunës së Ferizajt.

"Programi me të cilin u ofrohem qytetarëve të Ferizajt është dokumenti dhe kontrata ime me qytetarët. Ky dokument garanton një qeverisje transparente dhe të ndërgjegjshme ndaj qytetarëve. Është fryt i një pune ekipore, profesionistëve dhe qytetarëve që e duan një Ferizaj më ndryshe, një Ferizaj modern", ka thënë Ferati.

Kandidati i AAK-së Naim Ferati u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen me vlerat e reja, ndryshimet pozitive që do të ndodhin gjatë qeverisjes së tij.

 
 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë