A dhunohet fjala e lire?

 
Prishtinë E diel, 13 Maj 2012 13:43

Ç,është kjo mungesë e tmerrshme kulture në këtë fillim shekull të ndritur.Ç,është kjo mungesë e tmerrshme njerëzie e këtij shekulli kinse demokracie,që dhunohet fjala e lire?Kohë të mjaftueshme kam për të fjetur,do të fle deri sa të mos zgjohem kurrë më! – deri atëherë kur të mos zgjohem më! Më lini të mendoj, të dëgjoj,të flasë e të shkruaj lirshëm,përderisa ti kam mendët në kokë,perderisa ti kam sytë,përderisa të më dëgjojnë veshët!

Ti dëgjoj zërat nga thellësi e tokës të lulkuqeve të Shqipërisë,lule këto që mbijnë nga gjaku i të vrarëve për lirin e atdheut,që luftuan kundër pushtimit,romak,bizantë e otoman,binin nëpër beteja bijtë e bijat pellazg,ilir e shqiptar.Pa liri s,ka lumturi thonin gjatë rënieve dhe ngritjeve.Historia jonë,nëpër shekuj ka qenë një luftë e pandërprerë,për jetë a për vdekje.në malet e fushat tona vetëm luftohej.Kështu fati ynë nëpër shekuj qe shum pak me ditë të bardha,kurse më shum patëm fatin e zi që shekujt na dhuruan.Këtë fat të zi na e sollën sundimtarët e huaj dhe shqipfolësit tanë të cilët ishin të dëgjueshëm dhe servile ndaj sundimtarëve të huaj.Për këtë kemi edhe dy lumenj Drini i Bardhë dhe Drini i Zi,që gjarpërojnë nëpër trojet shqiptare.

Në asnjë mënyrë, krijuesi nuk duhet të pranoj të vishet me vellon e interesave,të sistemeve politike, e as të klaneve plehra që sundojnë për interesat e të huajve dhe mbajtjen e pushtetit të tyre nëpërmjet dhunës dhe ndalimit të fjalës së lirë, sepse ne vetvetiu do të lejonim krijimin e njëkohësisht cungimin e lirisë së fjalës.Ç,do krijues duhet ti qëndroj besnik lartësisë së interesave të atdheut dhe kombit,keto interesa duhet të kihen parasysh gjatë të shprehurit e mendimit të lirë, ndërsa realizimi i shkrimit ditor apo veprës artistike, duhet të bëhet nën vizionin e vlerës së fjalës së lirë, pa ju trembur ligjit të padrejtë që klasat sunduese e bëjnë për ti ruajtur interesat e tyre personale, sepse vetëm duke shkruar të vërtetën ashtu siç është mund të realizohet një vepër cilësore që do ti qëndroj kohës.Fjalën e lirë,sejcili krijues duhet ta ndërtoj në vetvete dhe paanshëm, ta thotë të vërtetën me guxim dhe të mos trembet nga askush,sepse duke qëndruar nën frikën se mos po hidhërohen sundimtarët dhe do kemi pasoja nga këta sundimtarë të korruptuar deri në palcë,ne mbetemi rober duke mos e realizu ashtu siç duhet fjalën e lire.

Sipas kanunit të lashtë shqiptar,lajmëtari nuk bie në faj për dhënien e lajmit,pa marr parasysh çfarë lajmi ai i ka shpërndar në popull.Populli nëpërmjet lajmëtarit ka të drejtën e informimit se çka po ndodh në atdheun e tij dhe jashtë atdheut të tij.Krijuesi e ka vetë kodin e etikës dhe sjelljes para opinionit dhe për këtë edhe duhet nderuar krijimtarin e tij realiste kur ajo mbështetet në fakte.

Nuk jemi në kohë kur mbreti apo perandori ishin gjykatësit e padiskutueshëm, për të vendosur mbi fatin e çdo banori të sovranit popull. Edhe sistemi i fundit demokratik u tregua qartë se shtylla kryesore që e mban sundimtarin shqiptar në këmbë është abuzimi me pushtetin,pakica sundon mbi shumicën që në emër të ndryshimeve,nuk kanë ndryshuar asgjë.Pas kaq vjetësh ndërrimi sistemesh,sundimtaret shqiptar lirin e lakojnë në të gjitha rasat e mundshme, por ne jemi dëshmitar se kemi të bëjmë vetëm me gënjeshtra. Po përmend faktin që ende e kemi të freskët në memorien tonë : Po përmend vitin 1997 në Shqipëri,rast që preku mbarshiptarët.Liria atje u përçudnua nën krismat e armëve dhe vrasjeve që tronditën kombin në kohën kur të gjithë në ekrane na kishin lodhur së tepërmi me fjalën demokraci,por aktorët e atyre ngjarjeve dramatike,sot e kësaj dite kanë mbetur ende të pandëshkuar,bile aktorët e këtyre ngjarjeve sa tragjike po aq edhe komike vazhduan të sundojnë e po e sundojnë edhe sot sovranin popull. Krimet e bëra nga klanet e klasasës politike nuk gjetën përgjigjen e duhur nga drejtësia e korruptuar.Mbase kjo është liria që shqiptarët e pranuan nën terrorin e pushtetit,një terror nga pushteti i Kosovës e pranuan edhe djemtë e vajzat e Vetëvendosjes që kërkojnë liri e drejtësi për shqiptarët e Kosovës.

Parlamenti i Kosovës nuk po miraton ligje për dënimin e profiterëve të luftës dhe konfiskimin e pasurive të këtyre kriminelëve ordiner.Po ndhodh e kundërta deputetet e Parlamentit të Kosovës miratojn kodin penal për ti denuar dhe frikësuar mediat dhe fjalën e lire,pse këta artikullshkrues po japin lajme e po shkruajnë në gazeta për dukurit negative mbi korrupcionin,krimin e organizuar dhe nepotizmin e pushtetarëve tanë. Cilido qoftë pozicioni që marrim zakonisht, artikullshkruesi kur shkruan mbi dukurit negative të shoqërisë,por edhe kur shkruan gjëra të mira për shoqrin progresiste,përveç se na mëson sesi duhet dënuar dukurit negative dhe si duhet ecur mbarë e mire e në mënyrë emancipuese shoqëria jonë, vë në prove mbase edhe bindjet tona.Prandaj shtypi është i lirë nëse asnjë organ politik ose juridik nuk ndalon shprehjen e opinioneve të lira.

Kultura demokratike shqiptare, nuk është tashmë e panjohur për qytetarët shqiptarë, ata i din se cilat janë të drejtat e tyre personale, dhe të drejtat e përbashkëta mbarshiptare.Andaj Zotë i madhërishëm! Ç,të keqe kam bërë,që jeta ime të jetë kaq e zeherlisur,sa nga sundimtarët e huaj e sa nga sundimtarët shqipfolës! Prandaj o zoti im! Më fal kaq durim e jetë,për të jetuar? Më fal kaq durim e jetë që unë të përjetoj ditë të bardha,pa sundimtar të huaj,e pa sundimtar shqipfolës në mbarë hapsirat shqiptare.

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë