9 Maji i ardhshëm, festohet me punë

prev next
 
Prishtinë E mërkurë, 09 Maj 2012 14:30

9 maji - Dita e Evropës, e përfshirë në kalendarin e festave zyrtare në vendin tonë dhe për nderë të së cilës, e gjithë administrata e shtetit sot është në pushim, paralajmërohet se nuk do të festohet më me pushim.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku ka thënë se 9 maji nuk do të jetë më festë dhe pushim, por do të jetë punë, ngase veç ashtu mund të jemi pjesë e Evropës.

“Nga viti i ardhshëm nuk do të jetë Dita e Evropës ditë pushimi. Gjithmonë do të jetë festë që do të shënohet, por ne në Evropë nuk do të mund të shkojmë duke festuar e pushuar, por duke punuar”, ka thënë ajo.

Çitaku, ndër të tjera, ka pohuar se varet nga përmbushja e obligimeve se kur do jemi pjesë e familjes evropiane.

“Unë e kuptoj këtë demonstrim të sotshëm si një mundësi e jona për të dërguar sinjalet në Bruksel se ne duam të jemi pjesë e familjes evropiane, por përfundimisht pjesë e BE-së do të bëhemi atëherë kur të përmbushim reformat dhe detyrimet”, ka thënë ajo.

Dita e Evropës po festohet me aktivitete të ndryshme të shtrira gjatë gjithë ditës në kryeqytetin e Kosovës. /Kosovapress/

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë