• Lajmi
  • KosovaPress, 03 Prill 2013 08:04

6000 të vdekur në 22 vjet nga gjakmarrja

prev next
 
Të ngjajshëm

Gjakmarrja në Shqipëri në 22 vite tranzicion numëron 6 mijë jetë të humbura dhe 10 mijë familje të ngujuara.

Këto shifra janë bërë publike nga Avokati i Popullit, institucion i cili ka prezantuar edhe draftin për gjakmarrjen, duke rekomaduar masat, që mund të merren për të parandaluar dukurinë.

Pjesa më e madhe e vrasjeve të kryera për gjakmarrje janë kryer në Tiranë, ku famijet kanë migruar kryesisht për t'i shpëtuar gjaksit. Ndërsa viktimat në pjesë e madhe të tyre janë të rinj nga mosha 21-37 vjeç, ku nuk mungojnë vrasjet e fëmijve dhe femrave.

Në raport thuhet se, numri i familjeve që kanë hyrë në hasmëri ka ardhur duke u ulur gjatë viteve, por dukuria vazhdon të jetë shqetësuese./Sh/