300 mijë euro donacion për mjekësinë në Therandë

prev next
 
Prishtinë E hënë, 30 Prill 2012 15:15

Në vazhdën e bashkëpunimit ndërkombëtar, Zyra për Marrëdhënie me Jashtë e Universitetit të Prishtinës, në bashkëpunim me Parlamentin Studentor të Universitetit të Prishtinës, kanë realizuar një projekt humanitar me Organizatën Studentore “Mission Humanitaire inter Grandes Ecoles” nga Franca, të cilët kanë dhuruar një donacion me mjete mjekësore në vlerë prej rreth 300 mijë euro.

“Ky donacion është i dedikuar për Kuvendin Komunal të Therandës respektivisht për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare. Realizimi i këtij Projekti është bë i mundur me mbështetjen e pa rezervë të Kuvendit Komunal të Therandës, të cilin e falënderojmë”, shprehet Ferdane Lloncari, këshilltare e rektorit.

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë