• Lajmi
  • KosovaPress, 27 Tetor 2007 16:03

26 kompani britanike shprehin interesim për investime në Kosovë

 
Të ngjajshëm

Më se 26 kompani skoceze dhe Irlanda e veriut kanë shprehur interesimin që të investojnë në Kosovë, ku njërin nga prioritetet do të kenë ndërtimin...

Më se 26 kompani skoceze dhe Irlanda e veriut kanë shprehur interesimin që të investojnë në Kosovë, ku njërin nga prioritetet do të kenë ndërtimin e një inkubatori të biznesit në Pejë që kap shifrën 1.5 milion euro, ka thënë të shtunën në një konferencë për media ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bujar Dugolli.

Në një vizitë disa ditësh në Irlandën e veriut dhe në Skoci, ministri Dugolli ka bërë  hapjen e dy zyrave për promovimin e investimeve në Kosovë, roli i të cilave është sjellja e investuesve të huaj.

Sipas tij, roli i këtyre zyrave është që të angazhojmë zyrtarët e qeverisë që të sigurojnë asistenca të nevojshme kompanive dhe biznesmenëve që janë të interesuar për investime në Kosovë.

“Me ndihmën e këshilltarëve që kanë punuar dhe që e kanë ndihmuar MTI-në, kemi bërë hapjen e zyrës për promovimin e investimeve në Skoci në Glasgou, si dhe në Irlandën e Veriut ne Bell Fast”, tha ai.

Ministri Dugolli tha se ndër projektet që do të investohet në Kosovë është ndërtimi i një inkubatori në Pejë i cili kap shifrën 1.5 milion euro, por komuna ende nuk ka gjetur mirëkuptim që t’ua japë objektin që ka kërkuar investitori, por ai shpreson se do të gjendet zgjidhja.

Dugolli tha se ka interesim nga këto dy vende që të investojnë në sektorin e bujqësisë, sektorin e fermerëve.

Dugolli gjatë vizitës në Skoci ka nënshkruar edhe një memorandum mirëkuptimi me kryeshefen e kompanisë “Glasgou Oportunity” Sue Lindsay.

Sipas tij është duke u punuar në hapjen e zyrave të tilla edhe në Uashington, Japoni, Izrael dhe në Turqi. /Sh.Miftari/