Banorėt e zonės sė 7 tė qytetit tė Ferizajt, kanė kundėrshtuar tė hėnėn ngritjen e njė xhamie nė afėrsi tė shtėpive tė tyre, ndonėse truallin prej 28 ari e kishte falur njė qytetar i kėsaj zone, ndėrsa nė adresė tė KBI-sė pėr ndėrtimin e kėtij objekti ishte premtuar nga njė donator, njė vlerė e dhuruar e parave prej 200 mijė eurosh.
Banorėt e kėsaj zone ishin ftuar nė njė debat tė parakohshėm, pėr tė debatuar pėr planet rregulluese tė kėsaj zone, ndėrsa njė kėrkesė pėr ta pėrshpejtuar kėtė ēėshtje e kishte bėrė edhe Kėshilli i Bashkėsisė Islame (KBI) tė Ferizajt.../Kosovapress/
Banorėt e kėsaj zone ishin ftuar nė njė debat tė parakohshėm, pėr tė debatuar pėr planet rregulluese tė kėsaj zone, ndėrsa njė kėrkesė pėr ta pėrshpejtuar kėtė ēėshtje e kishte bėrė edhe Kėshilli i Bashkėsisė Islame (KBI) tė Ferizajt.
Drejtoresha e Drejtorisė sė Urbanizmit, Pronės, Gjeodezisė dhe Kadastrit, Qazime Vata ka thėnė se pėr kėtė zonė ėshtė duke u hartuar plani rregullues urban. "E pamė tė arsyeshme qė tė diskutojmė rreth kėsaj ēėshtje, nė mėnyrė qė edhe qytetarė tė thonė fjalėn e tyre, para se tė vendoset pėr njė projekt tė tillė, ashtu siē na obligon edhe Ligji pėr Planifikim hapėsinor", ka thėnė drejtoresha Vata.
Qytetarėt e rrugės "Luigj Gurakuqi" nė vendin ku ishte planifikuar ndėrtimi i xhamisė, kanė qenė mė tė zėshmit nė refuzimin e kėtij projekti, duke arsyetuar se ndėrtimi i kėtij objekti nuk ėshtė duke u bėrė nė vendin e duhur.
Mufail Azemi, ka thėnė se vetė i takon besimit islam, por ka kundėrshtuar idenė e ndėrtimit tė kėsaj xhamie, duke thėnė se besimtarėt kryejnė ritet fetare nė xhaminė e lagjes "Hasan Prishtina", qė ėshtė afėr me kėtė lokalitet.
"Shtėpia ime ėshtė ngjitas me kėtė hapėsirė. Neve na nevojitet ndėrtimi i ndonjė ēerdheje tė fėmijėve, ambulance, apo ndonjė shkolle. Xhamia duhet ndėrtuar nė vendin ku nuk pengon ambientin pėrreth, tha ai.
Bashkim Azemi nga rruga e Tetovės, gjithashtu ka kundėrshtuar kėtė projekt, ashtu sikundėr edhe Halim Caka, njė banor tjetėr i kėsaj lagje, duke kėrkuar qė tė respektohen kriteret urbane tė ndėrtimit.
I vetmi qė ka pėrkrahur kėtė projekt ka qenė Adem Azemi, i cili ka thėnė se qytetarėt duhet tė ndjehen rehat, pasi nuk u kėrkohet atyre financimi, vetėm njė lloj pėlqimi pėr ndėrtimin e xhamisė dhe kryerjen e shėrbesave fetare, nė mėnyrė qė tė shkurtohet rrugėtimi pėr tek ndonjė xhami tjetėr nė qytet.
Nga ana tjetėr, kryetari i KBI-sė, Fehmi Mehmeti duke arsyetuar projektin ka thėnė se qyteti i Ferizajt ka nevojė pėr tė pasur edhe sė paku dhjetė xhami.
"Kėtė lokacion nuk e kemi zgjedhur ne, por na ėshtė ofruar si donacion, si parcela ashtu edhe mjetet. Nė rast se deri mė 14 gusht, nuk marrim pėlqimin, atėherė humbet donacioni", ka thėnė efendi Mehmeti, duke lutur qytetarėt qė tė mos kundėrshtojnė projektin, sepse nuk kanė ndonjė arsye pėr ta bėrė kėtė.
Drejtoresha Vata ka thėnė se zona 7 e qytetit ka gjithsej 200 hektarė sipėrfaqe, ndėrsa plani rregullues do tė diskutohet dhe do tė dihet saktė se ēka do tė ndėrtohet. Ajo ka pohuar se nga ky debat nuk mund tė merret ndonjė vendim i prerė, ndėrsa procesi i diskutimeve tė planeve pėr kėtė zonė tė rrjedhė nė tė ardhmen.
"Kėrkesa pezullohet deri nė draftimin final tė kėtij plani", ka thėnė drejtoresha Vata, duke pėrkujtuar drejtuesit e KBI-sė se nuk mund tė merret vendimi, nė rast se banorėt kundėrshtojnė ndėrtimin e objektit./Kosovapress/

Më të komentuarat