Ministri i Forcės sė Sigurisė, Agim Ēeku, duke u mbėshtetur Ligjin mbi MFSK-nė, nė ceremoninė lamtumirėse tė ambasadorit tė amerikan, Christopher Dell dhe tė atasheut ushtarak tė ShBA-ve, Kolonel Artur Boshan, i ka dekoruar me medalje. Ambasadori Dell u dekorua me medaljen Shėrbim Meritor, qė i jepet nė shenjė falėnderimi pėr kontributin dhe lidershipin e tij tė veēantė nė ndihmė tė MFSK-sė, kurse atasheu Boshan u dekorua me medaljen Shėrbim i Shquar qė i jepet pėr shėrbim tė dalluar dhe meritor si dhe pėr pėrkrahje tė jashtėzakonshme pėr Forcėn e Sigurisė sė Kosovės (FSK). Ministri Ēeku i ka falėnderuar ata pėr punėn dhe ndihmėn e dhėnė MFSK-sė, pėrderisa tė dytė janė shprehur tė lumtur qė kanė pasur mundėsinė tė kontribuojnė nė Kosovė.
Nė ceremoninė lamtumirėse, Ministri i FSK-sė, Agim Ēeku, ėshtė shprehur falėnderues pėr punėn dhe pėrkushtimin e ambasadorit Dell dhe tė atasheut ushtarak amerikan nė Kosovė, Boshan, nė ndihmė tė FSK-sė.
Ēeku tha se puna e tyre e palodhur i dha edhe njė shtytje tė madhe raporteve tė veēanta nė mes dy shteteve dhe popujve tanė. Ai tha se gjatė misionit tė tyre nė Kosovė, ata kanė qenė gjithmonė tė fokusuar nė forcimin e partneritetit bilateral nė mes dy vendeve, dhe kėtė Ēeku tha se gjithmonė do ta kujtojnė kontributin e tyre dhėnė Kosovės dhe FSK-sė.
Kurse ambasadori Dell duke folur para tė pranishmėve ėshtė fokusuar nė meritat dhe punėn e ministrit Agim Ēeku, duke thėnė se ai ėshtė njeriu i duhur qė e transferoi Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės nė Trupat e Mbrojtjes sė Kosovės (TMK), pastaj nė FSK, dhe ka shtuar se Ēeku edhe mė tej ėshtė udhėheqėsi i duhur pėr transformimin e FSK-sė nė tė ardhmen.

Jemi mbledhur sot kėtu pėr ti falėnderuar dhe pėr ti shprehur respektin pėr Christopher Dell, ambasadorin e ShBA-sė nė Republikėn e Kosovės dhe Kolonelin Artur Borsham, atashe ushtarak i ShBA-sė nė Kosovė. Kėta dy burra qė po i nderojmė sot nuk na kanė nderuar vetėm neve, por nė radhė tė parė e kanė nderuar vendin e tyre me punėn e tyre tė pėrkushtuar dhe plot entuziazėm pėr Kosovėn dhe popullin tonė. Neve na vjen keq qė misioni i ambasadorit Dell dhe i Bosham nė Kosovė po pėrfundon, por kontributi dhe rezultatet e punės sė tyre do tė mbeten gjithmonė me ne, ka thėnė ai.
Ēeku tha se puna e tyre e palodhur i dha edhe njė shtytje tė madhe raporteve tė veēanta nė mes dy shteteve dhe popujve tanė. Ai tha se gjatė misionit tė tyre nė Kosovė, ata kanė qenė gjithmonė tė fokusuar nė forcimin e partneritetit bilateral nė mes dy vendeve, dhe kėtė Ēeku tha se gjithmonė do ta kujtojnė kontributin e tyre dhėnė Kosovės dhe FSK-sė.
Ēeku ka pėrmendur disa suksese qė ka arritur FSK-ja tė cilat ai ia atribuon mbėshtetjes sė ambasadorit Christopher Dell.
Kurse ambasadori Dell duke folur para tė pranishmėve ėshtė fokusuar nė meritat dhe punėn e ministrit Agim Ēeku, duke thėnė se ai ėshtė njeriu i duhur qė e transferoi Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės nė Trupat e Mbrojtjes sė Kosovės (TMK), pastaj nė FSK, dhe ka shtuar se Ēeku edhe mė tej ėshtė udhėheqėsi i duhur pėr transformimin e FSK-sė nė tė ardhmen.
Kam pasur nderin qė tė njihem dhe tė punoj me ministrin Ēeku gjatė 13 vjetėve tė ndryshme, fillimisht kur ėshtė pėrgatitur pėr ta marrė udhėheqjen e Trupave tė Mbrojtjes sė Kosovės si komandant i parė i asaj trupe dhe kam qenė shumė i gėzuar qė e ka marrė Ministrinė e FSK-sė nė shkurt tė vitit 2011. Me njė shėrbim aq tė gjatė nė Forcat e Sigurisė, e di qė FSK-ja nuk do tė ishte nė duar mė tė sigurta se sa nė ato tė mikut tim Agim Ēeku. E di se ai ėshtė njeri i duhur nė kohėn e duhur qė edhe njėherė ta bėjė transformimin e FSK-sė, sepse ai ka qenė nė krye tė transformimit tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės nė Trupat e Mbrojtjes sė Kosovės dhe pastaj tė kėtyre trupave nė FSK dhe mendoj se ai ėshtė pikėrisht udhėheqėsi i duhur pėr ta ēuar kėtė trupė pėrpara nė tė ardhmen pėrderisa po bėhet pėrmbyllja e pavarėsisė sė mbikėqyrur, ka thėnė ai.
Sa i pėrket FSK-sė, ai ka thėnė se pėrderisa i shohim tė arriturat e kėsaj force nė tri vjetet e fundit nė aksione tė ndryshme shpėtimi, kjo forcė sipas tij, po shkon drejt krijimit tė njė force ashtu si i duhet Kosovės. Ai po ashtu tha se FSK-ja po bėhet njė forcė qė e pasqyron Kosovėn nga brenda dhe aspiratat e saj nė tė ardhmen. Dell shtoi se pret nga FSK-ja qė nė tė ardhmen tė bėhet njė forcė e cila do tė jetė krah pėr krah me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe me shtetet e tjera aleate tė NATO-s.
Ai po ashtu ka falėnderuar pėr pėrkushtimin, mbėshtetjen dhe pėrkushtimin qė ėshtė treguar ndaj tij nga institucionet e vendit.
Ambasadori Dell u dekorua me medaljen Shėrbim Meritor, nga ministri Agim Ēeku, medalje kjo qė i jepet nė shenjė falėnderimi pėr kontributin dhe lidershipin e tij tė veēantė nė ndihmė tė MFSK-sė.
Ndėrkaq, atasheu ushtarak i ShBA-ve nė largim, ka thėnė se ēdo kontribut qė e ka dhėnė pėr FSK-nė e ka bėrė me udhėzime tė ambasadorit Dell dhe me pėrkushtim tė madh me stafin e tij.
Ēdo kontribut qė e kam bėrė pėr ta ndihmuar FSK-nė e kam bėrė me udhėzimet strategjike tė ambasadorit Dell dhe me pėrkushtimin e stafit tim nė Zyrėn e Atasheut tė Mbrojtjes dhe Asistencė tė Sigurisė. Ky pėrkushtim do tė vazhdojė edhe pasi tė largohem unė. FSK-ja ka fatin qė do ta ketė njė ushtarak tė kalibrit tė Kolonelit Xhin Kot qė ėshtė zėvendėsuesi im pėr tė udhėhequr Zyrėn e Atasheut tė Mbrojtjes pėr Asistencė tė Sigurisė gjatė viteve tė ardhshme, ka thėnė ai.
Ai ka shtuar se Ēeku dhe gjenerallejtėnant Kadri Kastrati, kanė qenė themelet e suksesit tė FSK-sė, si dhe ka shprehur besim se kjo forcė do tė shkėlqejė edhe nė tė ardhmen.
Po ashtu edhe atasheu ushtarak Artur Boshan u dekorua nga ministri i FSK-sė Agim Ēeku me medaljen Shėrbim i Shquar, qė iu dha pėr shėrbim tė dalluar dhe meritor si dhe pėr pėrkrahje tė jashtėzakonshme pėr Forcėn e Sigurisė sė Kosovės./M. Mulaj/

Më të komentuarat