Humbja e mbi 450 milionėve tė kursimeve devizore tė kosovarėve
Prishtinë, ((Flamur R. Keqa)) 17 Qershor 2012 17:51A ka shfaq ndokush interes qė nga paslufta e deri mė sot pėr tu marrė me cėshtjen e depozitėve
Pak kronologji për ish sistemin bankier të sistemit socialist
Në ish sistemin socialist ku ekzistojë edhe Kosova për më shumë se 5 dekada, funksiononte një sistem banker dy nivelesh: niveli I Bankës Popullore apo qendrore dhe niveli I bankave komerciale. Poashtu, në këtë system monetary-financiar nëpër ndërmarrje të mëdha, kombinate apo ndërmarrje të përbëra të punës së bashkuar ekzistonin edhe lloje të veqanta të bankave me karakter intern.
Struktura e sistemit monetar unik të ish RSFJ-së përbëhej nga Banka Popullore e Jugosllavisë dhe bankat popullore të Republikave dhe të krahinave autonome. Në këtë strukturë vepronte dhe funksiononte edhe Banka Popullore e Kosovës. Kjo bankë kryente të gjitha funksionet që I kryente një bankë popullore përpos asaj të shtypjes së parave, competence ekskluzive e cila I takonte vetëm Bankës popullore te jugosllavisë. Në tërësinë e legjilscaionit banker ekzistonte edhe Ligji mbi Bankën Popullore të Kosovës, e cila detyrat e veta I kryente në mënyrë të pavarur në përputhje me ligjin federativ. Për detytimet e Bankës popullore të Kosovës garantonte Krahina e Kosovës dhe për punën e vet I raportonte Kuvendit të Kosovës.
Mirëfilli dihet, se ekonomia e asaj kohe kaloj nëpër periudha shumë të rënda në vitet e 80-ta dhe të 90-ta duke përjetuar inflacionet më të mëdha (super-inflacion) që ka njohur historia botërore ekonomike dhe monetare. Duke përjetuar krizën ekonomike, të akumuluar për një kohë të gjatë dhe e ndihmuar nga presioni i politikës hegjemoniste serbe u shkaktuan dëme kolosale për vetë qytetarët. Depozitorët përkatësisht kursimtarët mjetet e tyre financiare I ruanin në bankat që funskiononin asokohe edhe në Kosovë. Mjetet e qytetarëve në këto banka kryesisht ishin të kursyera në valutën gjermane (DEM) dhe në valutën vendore të quajtur dinar. Kriza, vendosja e masave të dhunshme nëpër ndërmarrjet dhe bankat kosovare apo ato serbe me degë në Kosovë si dhe ridefinimi I marrëdhënive ndështetërore apo më mirë me thënë shkatërrimi I ish shtetit socialist bëri që shumë mjete të qytetarëvë shqiptar të jenë të bllokuara dhe të pasigurta. Vetë sistemi I atëhershëm në mënyrë ligjore nëpërmes dy institucioneve të saja, ligjore e kushtetuese, garantonte rrezikun për moshumbje të mjeteve të kursyera të depozitorëve. Ishte Federata, në njërën anë, dhe në anën tjetër, Banka Popullore e Jugosllavisë. Mirëpo, edhe këto dy institucione filluan të rrënohen dhe të shkatërrohen.
Sasia e mjeteve të kursyera devizore nga kosovarët
Ekzistojnë variante të ndryshme lidhur me sasinë e mjeteve të kursyera nga kosovarët në këto banka, për të cilët deri më sot asnjë qeveri kosovare nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për ti rikthyer apo edhe nëse është ndërmarrë ndonjë hap simbolik në të kaluarën, kurismtarët kosovarë e as publiku më I gjerë nuk as më të voglën informatë. Nëpër kuloare dhe nga individë të ndryshëm janë përmendur shuma të ndryshme për mjetet a pakthyera. Me informtatat me të cilat disponoj ( që edhe mund të jenë jo komplete), kursimet e kosovarëve në këto banka minimum kanë qenë në një shumë prej 455 milion marka gjermane. Kjo shumë është prerje e datës 31.11.1997 dhe ka të bëjë me dy banka që vepronin asokohe në Kosovë. Banka e parë ishte Jugobanka Jugbanka SHA me seli në Mitrovicë ku në kontot e saj ka pasur një gjendje të kursimeve prej 292 milion marka gejrmane. Në kuadër të këtyre kursimeve bëjnë pjesë edhe kursimet në ish Bankën ë Lublanës, më vonë Banka Kreditore. Banka tjetër ishte Banka e Kosovës e cila ishte themeluar me mjetet e ekonomisë kosovare dhe shuma e kursimeve në këtë bankë më datën 31.11.1997 ishte 163 milion marka. Këtyre kursimeve duhet shtuar edhe kamata e përllogaritur në shumë prej 69 milion markave. Rrjedhimisht shuma totale arrin në 524 milon marka. Këtu bëhet fjalë vetëm për kursimet devizore por jo edhe për ato në valutën dinarike apo në ndonjë valutë tjetër eventuale.
Në fund të viteve të 90-ta ishte marrë vendim që për shkak të pamundësisë së kthimit të menjëhershëm të kursimeve (sepse ishin shpenzuar për qëllime të caktuara) të fillohet me kthimin e tyre gradual duke filluar në vitin e I nga 150 DEM, vitin e II 440 DEM, vitin e III 540 DEM e kështu me rradhë. Megjithatë legjislacioni I atëhershëm i ish republikës së tkurrur të Jugosllavisë (RSJ) që rregullonte cështjen e kursimeve të vjetra, për të tërhequr këto mjete të kursyera me kiste vendosi si parakusht të qenunit nënshtetas I kësja krijese të re artificiale. Prapavija dhe qëllimi I këtij parakushti ishte shumë I dukshëm duke ditur që asokohe kosovarët absolutisht nuk do të pranonin që të jenë nënshtetas I këtij shteti.
Disa vieteve të fundit nëpër gazeta të përditshme kosovare patë filluar të veprojnë agjenci apo persona të cilët me përqindje-provizion, nganjëhere edhe tepër të lartë, që gjenin mundësinë për qytetarët kosovar që të tërhiqnin kursimet e tyre të vjetra. Se cfarë shume e kursimeve është tërheq në këtë formë është vështirë të dihet për shkak të procesimit jo institucional por besoj që kjo shumë do të duhej të ishte simbolike.
Cfarë ndërmorrën institucionet e Kosovës në këtë drejtim
Teoretikisht, dhe bazuar edhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës thuhet që shteti I garanton qytetarëte saj në mbrojtjen e të drejtave të tyre. Edhe në praktikë do të duhej të ndodhte kjo ligjshmëri. Megjithatë, prej përfundimit të luftës Kosova dhe qytetarët e saj kanë pasur qeveri të ndryshme, me koalicione të nduarduarta, dhe personalisht edhe si një nga ish kursimtarët e vegjël nuk kam ndonjë informatë të prekshme lidhur me aktivitetet e ndërmarra profesionale për rikthimin e mjeteve të kursyera devizore. Para shumë viteve përflitej për ekzistencën e grupeve të ekspertëve që janë marrë me analizën dhe përgatitjen e kërkesës për padi ndaj shtetit serb për borxhet ndaj Kosovës, ku ndoshta ka mund të jetë prekur edhe cështja e kursimeve të vjetra???
Më tepër nuk kam njohuri! Edhepse për dikend është tepër vonë që ti gëzoj këto të mira sepse mendoj që një pjesë e gjeneratës së kursimtarëve të athëreshëm nuk janë në jetë më megjithate konsideroj që është domosdoshmëri (domosdoshmëria ishte më e madhe menjëherë pas luftës kur kosovari ka hjekur për bukën e gojës) shumë shumë emergjente që të ndërmerren hapa aktiv në këtë drejtim me qëllim të rikthimit të mjeteve të kursyera të bashkëkombasve tanë dhe të mos treten apo ti fallen dikujt që assessi nuk guxon të ndodh.
Përgjegjësia për rikthimin e kursimeve të vjetra devizore duhet të jetë vetëm institucionale e shtetërore. Apeloj për ndërmarrjen e hapave urgjent për këtë cështje. Kushtetuta e Republikës së Kosovës obligon.































Më të komentuarat