Të tjerë

 

Pse ka rėndėsi pėr mua, presidenti i Shqipėrisė

Pejë, ((Skënder Berisha)) 28 Maj 2012 13:04

Presidenti i ardhshėm do tė duhej ta afronte Shqipėrinė me BE-nė, mė shpejt se pjesa tjetėr e Ballkanit. Sepse Shqipėria nuk ka asnjė gjasim me Serbinė, Maqedoninė, Mal tė Zi apo Bosnje e Hercegovinė as sa i takon politikės, as qasjes ndaj fqinjėve dhe tė kaluarės sė vet.

Se presidenti shqiptar duhet ta njoftoj çdo shtet mik veç e veç dhe të dihet botërisht intenca jonë nacionale, se shqiptarët me çdo kusht duan aderim në BE, se zbaton ligjet dhe do të implementon rekomandimet nga BE-ja dhe NATO që patjetër janë në favor të demokracisë e humanizmit, kushtet themelore që individët i bën dinjitoz dhe duan shtet të prosperuar dhe me drejtësi.

Se presidenti i ardhshëm do të nxit investimin në fshat dhe turizmin shqiptar ta promovojë në nivel global, domosdo do të promovojë ofertën vendore turistike, uikend turizmin shqiptar, që të dëshmojë se e do Shqipërinë me shpirt e jo për interes, që ti bije trojeve etnike cep më cep që qytetari ta shoh presidentin se Shqipëria nuk është vetëm Tirana, se ai duhet të kontaktoj Papën, vendet islame dhe forcojë kishën autoqefale ortidokse shqiptare dhe Kryegjyshatën. Se ai duhet të jetë modern dhe çmoj traditën, të dojë shëndetësinë e vet dhe arsimin e vet publik, që të aderojë në klubet e sportit vendor dhe shetis këmbë së paku një herë në javë në mesin e qytetarëve të vet, që afër të ketë një sociolog, shkrimtar dhe një pensionist. Kur do të zgjedhet me turnin e parë, posa ti heq gjykatësit e vlerësuar negativisht nga gjyqësia, të motivojë Ina Ramën për goditje të krimit dhe korrupcionit, përgatisë nxitjen frontale të zhvillimit të gjithanshëm, ekonomik, kulturor dhe shoqëror.

Të gjitha këto të mira që i sjell presidenti, do ti takojnë shqiptarëve, mbase do të komentojë dikush se kjo është tashmë e dëgjuar dhe fontanë deshirash. Besoj fort se kështu duhet të bëhet.

Po çfarë përfitimi kam unë, qytetari nga Peja.

Pres që presidenti i ri të na lehtësojë maksimalisht marrjen e dyshtetësisë. Mua të më mundësohet të bëhem shtetas i Shqipërisë pa investuar 100 mijë euro. Për shumë arsye. E para, këta lekë nuk i kam dhe, nëse është për të blerë, ai zgjedh ku e ka më mirë- me këtë çmim- sfidohet edhe parajsa e punës si Zvicra, ShBA etj. Shtetësia më takon me lindje. Kam lindur shqiptar dhe dua shtetësi të Republikës së Shqipërisë.

Presidenti i ri, duhet të më motivojë që të punojë në Shqipëri, sepse ka ligj dhe drejtësi, se 320 ditë janë me diell dhe bregdeti ofron më shumë se sa që qeveritë e 20 viteve të fundit mund ta kenë kuptuar.

Presidenti i ri duhet të jetë mostër e fëmijëve të mi për modesti dhe gjeturi, për dashuri ndaj vendit dhe përgjegjësi ndaj historisë, gjeografisë nacionale, të shtrijë fuqinë morale në gjithë trojet etnike për drejtësi, ligj dhe synim të begatisë. Të nxis dijen në akademinë, sportin dhe artin kombëtar.

Do të kem interes edhe në aspektin kuturor, sepse pres që ai do të heq taksat për librat kur kalojnë kufirin, të heq barrierat tregtare, të heq paragjykimin rajonal, të heq meskinitetin politik, që qytetarët të merren me politikë, një javë para zgjedhjeve, vetëm në fushata, ditët tjera ti bëj punë dhe krijim njerëzor të ambientit nacional.

Kam nevojë për këtë president edhe kur flet në OKB, kur flet në Bashkimin Evropian, në NATO, në Konferencat ndërkombëtare. Sepse, kështu me president të denjë do të më motivojë që të ilustroj synimin e idealin tim se nuk ishte e kotë as sakrifica ime në burgjet serbe as humbje kohe të qenët aktiv dhe venerues politik. Sepse përkushtimi im është trupëzuar në idealet që paraqet presidenti i Shqipërisë.

Më duhet ky president edhe për shumë arsye tjera. Për të ruajtur natyrën, objektet historike, të ruaj traditën, të modernizoj shtetin, të ruaj me tërë fuqinë presidenciale resurset energjetike, të shtoj cilësinë e jetës. Të shtoj kushtet që shqiptarët të jetojnë në Shqipëri edhe nga interesi i gjithanshëm, të kthejnë shtetësitë e huaja dhe të zhvillojnë Shqipërinë në teknologji, prodhim, tregti globale, që firma Made in Albania të ketë respekt nga partnerët.

Si të bëhet kjo, mund të thotë dikush?

Duke kërkuar ndihmën e Akademive dhe dijetarëve që jetojnë në trojet etnike, që detyrimi e shpagimi moral të ketë vend respektabil në kierarkinë e shpërblimeve, që paraja të mos jetë i vetmi mjet pagese për veprat e arritura në arsim, shkencë e ekonomi, në sport apo kulturë, por duke i mbështetur ata vetëm me mjetet që sot përdoren nga makinat e presidencës, makinat e kryeministrisë e Kuvendit, nga kursimi i siguracioneve e servisimi i këtyre mijëra makinave, karburanti i këtyre mjeteve, nga udhëtimet kot në ekip sa për të udhëtuar, nga kursimet e rrymës nëpërmjet energjisë alternative, nga buxheti i kursyer për pritje përcjelljet mondane duke kthyer thjeshtësinë dhe sinqeritetin në bazë të shtetit.

Të hiqen shpërblimet shtesë të menaxherëve të lartë të shtetit, shpërblimet për punën shtesë, duke hequr shpërblimet për ata që marrin mbi 2000 dollarë pagë mujore, sepse jemi popull duke u shtuar, rritur e zhvilluar, për këtë duhet më shumë kujdes e mbështetje. Buxheti i shtetit duhet të rritet nëpërmjet racionalizimit me hekurudhë, transport publik- edhe elektrik, me transport ujor veri-jug, me aeroporte të reja në Shkodër, Korçë e Vlorë. Me nxitjen e prodhimit vendor, shtimit të prodhimit për sektorët aktual importues, që tregtarët vendas të mbështeten me krejt forcën që të lëvizi kufijt ballkanik.

Lënda e parë të eksportohet vetëm kur është e pamundur të përpunohet në vend, këtë presidenti ta imponojë me ndryshimet e ligjeve ekzistuese, jo vetëm për këto, por të motivojë prodhimin vendor të zëjë vend në rajon për shumë nga prodhimet e detit, malore por edhe ato fushore. Fiku, sardelja, gështenja, domatja e shalqini- të jenë prapë në tryezat evropiane nga Shqipëria.

Të ulë çmimin e banesave duke ftuar moshën e tretë evropiane të kalojë vitet e veta në Shqipëri, duke u ofruar shërbimet e mira dhe ushqimin e mirë që do të sillnin shumë përfitime për shtetin e qytetarin. Të largojë sekserët, matrapazët dhe mashtruesit nga kontakti me pikat neuralgjike të zhvillimit të shtetit.

E gjithë kjo, që së paku presidenti ti përngjaj Skënderbeut, Ismail Qemalit e Nënë Terezës që aq gjatë na munguan. Ndonjë nga veprat e tyre pres t’i shoh nga Presidenti i ri i Shqipërisë. Me vepra guximi, diturie e dashurie për kombin dhe gjithë njerëzimit. Ndërsa Unë, do të fitoj gjumë të rehatshëm dhe lumturinë e të qenit shqiptar. Kjo lloj lumturie, sa po shoh, po mungon shumë.

 


Më të komentuarat