Nuk harrohet Bajrush Doda
Prishtinë, (Salih Kabashi) 03 Janar 2012 20:00Kėnga e mėposhtme i kushtohet, Bajrush Dodės, kėngėtarit-rapsod mė tė madh qė ka pasė ndonjėherė Veriu i Shqipėrisė dhe Kosova. Kjo kėngė u lihet nė dispozicion para sė gjithash kėngėtarėve tė brezit mė tė ri nė Dukagjin e mė gjerė, ku ka dekada qė si frymė funksionon shkolla e kėndimit Bajrush Doda. /ne foto Bajrush Doda/
Ky këngëtar i rrallë ka qenë si një i dërguar për të ngritur ndjenjat e krenarisë kombëtare. Kishte një vokal të mrekullueshëm e të paarritshëm. Kishte një disciplinë ekstreme në përcjellje e në interpretim. Është këngëtari që do të mbahet mend në dekadat që po vijnë. Ishte bashkëpunues me rapsodë të krahinave të tjera, si Riza Bllaca, Salih e Feriz Krasniqi, Qamili i Vogël, etj.. Disa dhjetëra këngë i ka inçizuar në shtëpinë diskografike kroate Jugoton dhe në iRTP-në e dikurshme. Mbi 500 interpretimet e tij, këngë dukagjinase dhe të tjera nga të gjitha viset shqiptare gjenden shumëfish të regjistruara nga dashamirët e këngës së tij që vërtetë i kishte të shumtë dhe besnikë.
Shumë nga këngët e Bajrush Dodës kanë qenë dhe kanë mbetur hite të vërteta popullore. Le të kujtohen këngët lirike Moj e mira kablushëkuqe, Prej një shpati ti lëshova sytë, Halit Gashi një djalë i ri, Zhuj Selmani e disa të tjera. Shumë interpretime të tij kanë vlera antologjike.
I mplakur dhe i lodhur nga sëmundja, viteve të fundit ai prapëseprap funksionoi si këngëtar dhe mësues këngëtarësh të rinj. Gjatë tre-katër viteve të fundit ai ka sjellë në Kosovë këngëtarë nga treva të ndryshme të Kosovës e të Shqipërisë duke bërë regjistrime këngësh të mrekullueshme.
Me ta marrë vesh lajmin e dhimbshëm për vdekjen e tij, ndjenjat e mia të respektit për Bajrush Dodën i shfaqa në tekstin e mëposhtëm poetik.
Gjashtëdhjetë vjet me këngë në gojë!
Gjashtëdhjetë vjet me sharki në dorë!
Gjashtëdhjetë vjet në kulla e në oda!
Kështu tshkoi jeta, o, Bajrush Doda!
Kangatarëve djem të ri,
Po ua lë këtë këngë për ty.
Ta mbajë mend rinia mbarë
Këtë kangëtar përmi kangëtarë
Do ta mbaj mend historia
Rapsodin Bajrush Shqipnia!
Nga Salih KABASHI
Kah ka dridh tela sharkia
Kahdo tinguj lshoi çiftelia
Çprejse kanga u këndua ndër oda
Ska këndu kush si Bajrush Doda.
Gati-gati gjashtëdhjet vjet
Nkëngë shqiptare ishte mbret
Bac Bajrushi ntela sharkie
ka shpalosë fletë historie.
Ai bylbyl ai këngatar
Shumë krenar e shumë shqiptar
Me rrënjë tforta shqiptarie
T kulls shqiptare, fole trimërie.
Në odë burrash këmbët mbërthy
Përmbi gjuj një çifteli
Spushoi këngën deri sot
Duke i la shpeshherë me lot.
Sa herë loti i synit të tij
Lagu telat në sharki!
Bajrush Doda kur këndoi
Këngën thellë e përjetoi.
E pat këngën plot Shqipni
E pat këngën plot Dashni
Kënga e tij për gjashtëdhjet vjet
Dha kushtrim e dha gajret.
Bini, tha, bini dushmanit
Veç për hatër të këtij vatanit
Në Prizren nat tbukrin vend
I kujtoi trimat në Kuvend.
Ai i kndoi Ali Pashë Trimit
Jakup Ferrit e Dukagjinit
Ngritur nkëmbë për nder t vatanit
Me i ndalë turrin Mark Milanit.
Kënga e tij ishte këngë burri
Ku nderohej Bajram Curri
Azem Bejta me trimni
Monumente tkëngëve të tij.
Kush ka këndu si Bajrush Doda
Nëpër dasma, nëpër oda
Duke ngritur zemra peshë
Me atë zë tbylbylit ndegë.
Herë bylbyl e herë stuhi
Ka ushtu ai zë i tij
Nsoba burrash a nëpër oda:
Ou, tkëndoftë zemra Bajrush Doda.
Bajrush Dodës i erdh deka
Qanë për të Peja e Reka
Qan Kosova, qan Shqipnia
Varur ngozhdë po kjanë sharkia.
Kanë derdhë lot kanë pasë merzi
Kangatartë të moçëm e të rij
Miq të tij e të këngës tij
Nuk besojnë se shkove ti.
Bajrush Doda nuk ka vdekë
Kënga e tij do trrnojë përjetë
Gjithandej tejshkon jehona
O tlumtë goja o Bajrush Doda.
Ky rapsod, këngëtar lirie
Burrë i lehtë me i folë një fëmije
Burrë i ëmbël në ndejë e nkndim
Burrë i mënçëm e me guxim.
Kënga e tij kushtrim lirie
Republike Pavarësie.
Për bashkim nën një Flamur
Këndoj Bajrushi pa u ndalë kurrë.
O Bajrush, dy pika lot
Unë për ty i derdha sot
Do tkujtojnë brezat ndër oda
Burrë ndër burra Bajrush Doda.
Kangatarë gjithmonë do tketë
Shoqi yt nuk lind nkët jetë.
Nmendjet tona e nzemrat tona:
Kurrë sharrohet Bajrush Doda.
































Më të komentuarat