Fehmi Baftiu

 foto

Reagim: Zoti Dino, mos kamuflo tė verteten!

(Fehmi BAFTIU) 04 Tetor 2011 20:12

I nderuari z. Dino Asanaj, mirėfilli e di se padia nuk ėshtė bėrė as ndaj AKM-sė, as ndaj AKP-sė, e as ndaj shtetit tim, por qė nė vitin 1990, ajo ėshtė ushtruar, si me qindra tė tjera ndaj pushtetit tė dhunshėm tė Serbisė- madje nė shumė raste me epilogje pozitive.

E nderuara redaksi,

Kaluan gjashtë ditë që e përditshmja “ Koha Ditore”, jo vetë që nuk e boton këtë reagim, e në anën tjetër zhurmonë se është e hapur për çdo problem, për hirë se ka të bëjë me dinjitetin njerzor tim dhe korrektësi ndaj 912 punëtorëve njerzor Ju lutemi Juve që ta botoni në tërësi.

Duke lexuar artikullin “ Punëtoret e “Tubave “ kërkojnë bllokimin e zhirollogarisë së AKP-së” të botuar në këtë gazetë, si avokat dhe mbrojtës i autorizuar i cili deri më tani, nuk është kompenzua me asnjë cent nga punëtoret, detyrimisht jamë i obliguar që për opinionin e gjërë të lexuesëve tuaj, të jap ca sqarime, posaçërisht sa i përket deklaratës së zotit Dino Asanaj.

I nderuari z. Dino Asanaj, mirëfilli e di se padia nuk është bërë as ndaj AKM-së, as ndaj AKP-së, e as ndaj shtetit tim, por që në vitin 1990, ajo është ushtruar, si me qindra të tjera ndaj pushtetit të dhunshëm të Serbisë- madje në shumë raste me epilogje pozitive. Pra, sipas deklaratës suaj, “se është dashur të paditet Milosheviqi e jo AKP-ja” ky deklarim publik i juaji, nuk mund të kualifikohet ndryshe, pos si kamuflazhë e të vërtetës (për të mos thënë popullorçe rrenë për hava! ). Ne kemi ushtruar padinë në vitin 1990, kundër masave të dhunshme të Serbisë ,pra pushtetit të Millosheviqit, në Gjykatës themelore të punës së bashkuar në Prishtinë. Kjo gjykatë e aprovon padinë tonë dhe i urdhëron udhëheqësit e masave të dhunshme të Sërbisë,pra të fabrikës, që menjëherë ti kthejnë në punë 13 inxhinierët kryesor shqiptarë të larguar pa bazë ligjore.

Kur organi i dhunshem nuk e zbatojë aktvendimin e kësaj gjykate, atëbotë patën reaguar të gjithë punëtoret e kësaj fabrike, dhe organi i masave të dhunshme, me një vendim të paligjëshem i largon nga puna edhe 912 punëtorët shqiptarë. Normalisht me autorizimin e tyre, kam ushtruar së bashku me dy kolegët e mij (kaherë të ndjerë) padinë në këtë gjykatë. Meqë, asokohe Serbia ende faktikisht nuk e kishte okupuar Kosovën,dhe kur pritej që ky vendim i organit të dhunshëm do të anulohejnga gjykata, atëbotë kryetari i kësaj gjykate Aca Obradoviq, me një vendim të çuditshëm me urdhëron që në afat prej 3 ditësh ti individualizoja të 912 paditë ! Vërtetë ishte i paligjshëm dhe realisht i pamundur ky akt, mirëpo për të mos humbur punëtoret, i bëra të 912 paditë për tri ditë, por falë disa miqëve e familjës sime. Dhe Obradoviqi i shpërndau këto padi thuaja në të gjitha qytetet e Serbisë.

Unë po e cek vetëm një rast të këtyre seancave nëpër Serbi, rastin e gjykatës në Nish, ku gjykimi caktohet në ora 8 paradite, ndërsa unë hiq më pak se katër orë pritjeje, marrë njoftimin se gjykimi shtyhet me arsyetimin se nuk ka ardhur përfaqësuesi i të paditurës, pra fabrikës së Tubave, një avokat nga Beogradi. I lodhur dhe i raskapitur, rrugës nga pagjumësia, përjetova fatkeqësinë duke u pëplasur në një kanal rruge, e që fal Zotit shpëtova pa lëndime të rënda. Goditja tjetër me jepet kur pushteti serb, bash për këtë rast, më përcakton tatimin më të lartin në Jugosllavinë e atëhershme për avokat. Këto raste i dijnë të gjithë kolegët e mij që janë gjallë , dhe pos që më është marrur automjeti, kam qenë i detyruar të huazoja mjete për ta paguar tatimin. Mirëpo, lënda nuk morri fund deri pas lufte.

Pra zoti Dino, nuk është e ndershme që ti tani të tentosh, që ta mashtrosh opinion se kinse unë paskam qenë një joprofesionalist dhe se nuk e kam paditur regjimin e Millosheviqit por AKP-në!? Zotëri, e dinë edhe ti vet, meqë kemi biseduar së bashku me dy drejtorët e AKP-së, se edhe aktgjykimi (të lutem lexo pak ma mirë aktgjykimin C.Nr. 340/ 2001), askund nuk e përmend padinë kundër Kosovës apo AKM-së e AKP-së, por organit të masave të dhunshme të Serbisë. Pas luftës, duke ditur se në Kosovë, atëbotë vlenin ligjet e para vitit 1989, sipas ligjeve në fuqi e aktualizova lëndën në Gjykatën komunale në Ferizaj dhe lënda përfundojë në dobi të punëtorëve. Aktgjykimi u bë i plotëfuqishëm nga të gjitha instancat, madje edhe nga Oda e Veçantë e Gjykatës Supreme si organ i AKM-së e AKP-së, por edhe nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Meqënse e dinë se nuk ka organ në Kosovë, që nuk iu kam drejtuar, madje edhe kemi biseduar me të gjithë, por, pos premtimeve plotë 9 (nëntë) vite nuk u ndërmorr asgjë në realizim, çoft nga politikanet apo nga Ju si kompetent.

Para katër viteve iu kam drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Strazburg, ku edhe gjindet lënda, edhe pse e kam ditur faktin se Kosova atëbotë, nuk është palë kontraktuese e kësaj gjykate por ish Jugosllavija, e tani pas aprovimit të Kushtetutës së Kosovës po. Jeni vet JU zoti Dino Asanaj, që në zyrën tënde në prani të pesë vetave më ke thënë citoj: “se nuk është dashur të ngresh padi në Gjykaten e Strazburgut”. Nëse mendon se unë gënjejë janë të gjallë të tjerët që konfirmojnë këtë konstatim! Në kërkesën tonë në këtë Gjykatë, nuk paditet Kosova, por Serbia për plaçkitjet që ia ka bërë Kosovës, sipas akgjykimit të plotfuqishëm të Gjykatës komunale në Ferizaj plus edhe padia tjetër kurrë e paaktualizuar nga gjykata komunale në Ferizaj, për 12 milion marka të gatshme të plaçkitura nga xhirollogaria. Ku janë organet kompetente të Kosovës që të na ndihmojnë në këtë aspekt?

Zotëri, edhe gojarisht por edhe me ca shkresa dëtguar të gjitha organeve të Kosovës, që i ruajmë, e që do të publikohen në tezën e doktoraturës së një kandidati, për “Procesin 21 vjeçar të Fabrikës së gypave të çelikta në Ferizaj “ pos tjerave, ua kam tërhjekur vërejtjen se ekziston padia, kundër dy punëtorëve të Zyrës rajonale të AKM-së në Gjilan dhe udhëheqëses së saj nga Bullgaria, se kanë bërë veprën penale të mosrespektimit të vendimeve të plotfuqishme të gjykatës, por edhe për pasurim të pabazë. Ju (mendoj në tandemin Pol Acda- Ahmet Shala). Ju e shitni këtë fabrike pa tender publik, për diç mbi 3 milion e 6oo mijë euro, edhe përkundër shumë firmave të huaja, që për blerje ofronin shuma, shumë ma të mëdha se sa analiza e dhjetë eksperteve më të njohur të Kosovës, të cilët ate e vlerësojnë përafësisht në vlerë prej 80 milionë euro ( e keni dokumentin ) ! Çka i thua ti kësaj zoti Dino? Aq më tepër kur në detaje je i informuar, sikurse edhe ne, se kush krejt është i përzier në këtë lojë shkatërruese të pasurisë së Kosovës! Sepse ky makinacion ka kaluar nëpër duart Tuaja (Pol Acdas-Ahmet Shalës) e që ketë gabim keni mundur ta evitoni Ju?! Përse nuk u angazhove ndaj padisë për këtë rast që në afat të duhur ligjor dhe me fakte e kemi argumentuar, aktin e paligjshëm të uzurpimit, por edhe për padinë tjetër për vjedhjen e 12 milionë markave nga xhirollogaria e kësaj fabrike nga Serbia.

Por ca persona të pa dinjitet moral e kombëtar për mua, e që i njohim që të dy, bënin presion në gjykatë që kjo lendë të mos aktualizohet! Madje u angazhuan me të gjitha forcat që ta përqajnë organizaten sindikale IMK-në, e të mos flasim për kërcenime. Athua mendoni ti dhe të tjeret, se vëllezrit, fqinjët, mahalla, apo ndoshta tërë Kosova kanë bërë sehir? Jo, ore zotëri, por dijeni se në detaje i dinë të gjitha matrapazllaqet.

Shitësi i vezëve, hajni apo dallaverexhiu më i madh i rrethit ose i mahallës e fshatit dhe qytetit të vet (të mos hyj në kualifikime politike ) brenda natës të bëhët multimilioner, është për analizë thelbësore shkencore si dukuri e shekullit XXI ! Sekrete se jo mahi !? Ndërsa 912 punëtorë me familje, të kësaj fabrike që 21 vite jetojnë në skamje. Sëpaku të keni pak mëshirë, se janë vëllezërit tanë të gjithë shqiptarë dikur iu kundervuan Millohevit dhe që kontribuan në luftë kundër Serbisë. Sa dijë ju atëbotë keni qenë SHBA! Edhe me ligje të asokohëshme, ajo iu ka takuar punëtorëve e jo një zyre rajonale të AKM-së në Gjilan apo Pol Acdas e Ahmet Shalës!

I nderuari Dino, më spjegon faktin, se si është e mundur që edhe punëtoret serb të sjellur në Kosovë,në ndërrmarjet me masa të dhunshme, për të plaçkitur, dhe për të ua zërë vendin punëtorëve shqiptarë, të marrin 20% e pagesave që i bëni Ju? Dije se këta punëtorë I ka sjellur vet Millosheviqi. Kontrolloni listat të lutem.

Zotëri, publikisht të kam përkrahur por edhe personalisht, madje çdokund, për hapat që i ndërrmuaret për kthimin e mjeteve nga shitja e ndërmarrjeve shoqërore e publike në Kosovë nga Evropa, ku Kosova vetëm nga kamata do të përfitonte për çdo vit afërsisht 50 milionë euro. Ai, apo ata, ose tani shteti, që parat e veta i jep me kamatë ligjore prej 0.01 %, duhet të përgjigjen për 156 mijë punëtorë të lënë në rrugë.E dijë se ti nuk je eksluzivisht fajtor por paraardhësit Tuaj sëbashku me ty! Nuk vlenë më marrëveshja Çoviq-Haeekerup, sepse jemi shtet i pavarur.

Ndërsa, sa i përket zbatimit të aktgjykimeve të plotfuqishme, gjithsesi jeni të obliguar ti zbatoni, ose mos zhurmoni e të na shurdhoni me refrenin : se respektojmë drejtësinë! Ndërkaq në anën tjetër, vendimet e gjykatave i injoroni, dhe gjyqtarët në Kosovë i konsideroni kukulla, pa drejtësinë e të cilëve, si parim civilizues Evropa dhe bota të lë përgjithmonë jashtë oborrit tend, sepse nuk ke ndërgjegje civilizuese. Aq më tepër kur edhe i tërë faktori ndërkombëtar është i njohur me këte rast dhe pret epilogun.

Dije se ka edhe rrugë të tjera juridike, të cilat për mosrespektim të vendimeve të plotëfuqishme gjyqsore, dijnë edhe me dënuar rrast Kosoven. Nëse i ke 45 milion në xhirollogari, ata të cilët fshihen pas këtij rasti, i kanë ndoshta dhjetëfishin e vlerës së fabrikës. Le ti kompenzojnë ata punëtoret e fabrikës.Të jesh i bindur se asnjë shtet në botë nuk është formësuar me këso oligarki, që nuk e respektojnë ligjin. Drejtësia, çdokund e identifikon shtetin. Pa drejtësi nuk ka shtet por anarki zoti Dino.

Gadi me harruar, posaçërisht të lutem, nëse vjenë në radhë kuriri i shkollës së mesme të medicinës në Prishtinë i vitit 1992, i cili me masa të dhunshme të Serbisë u patë emëruar drejtor i kësaj shkolle, por edhe kryetar i komunës së Drenasit, mos e paguani dyfish! Tani për tani kaq.

*Mendimet e botuara në rubrikën "Opinione" nuk shprehin qëndrimet e KosovaPress-it. Kjo faqe është e hapur për lexuesit. Opinionet mund të dërgohen në info@kosovapress.com.

 


Më të komentuarat