Isa Mustafa ka akuzuar Qeverinė e vendit se po ndėrmerr veprime joligjore ndaj Komunės sė Prishtinės. Madje, ai ka paralajmėruar se do ti drejtohet Ministrisė sė Financave, Kuvendit dhe institucionet qė merren me mbrojtjen e ligjit, pėr ti sqaruar kėto padrejtėsi.
Nė pyetje janė 1 milionė e 300 mijė euro, nga tė cilat 1 milion e 200 mijė i ėshtė marrė Prishtinės nga projekti pėr unazėn e qytetit dhe i...
Nė pyetje janė 1 milionė e 300 mijė euro, nga tė cilat 1 milion e 200 mijė i ėshtė marrė Prishtinės nga projekti pėr unazėn e qytetit dhe i janė dhėnė komunave tė tjera, ndėrsa 100 mijė tė tjera nga projekti pėr rrugėn e Stallovės.
Sipas Mustafės, kjo po bėhet pėr tė mbuluar keqmenaxhimin e tė tjerėve.
Ne kemi pasur dy projekte qė janė financuar nga ministritė, nė realitet me buxhet tė Republikės sė Kosovės; njėri ka qenė prej dy milionė e gjysmė i destinuar pėr unazėn e qytetit, dhe njė projekti tjetėr pėr rrugėn Stallovė deri nė kufi. Nga projekti i parė janė marrė 1 milionė e 200 mijė euro dhe janė shpėrndarė komunave tjera, ndėrsa nga i dyti janė marrė 100 mijė euro, ka thėnė ai.
Mustafa ka thėnė se ėshtė brengosėse sidomos marrja e mjeteve pėr projektin e unazės.
Neve na brengos veēmas marrja e mjeteve nga unaza, sepse vie nė pyetje edhe kėtė vit investimi nė unazėn e qytetit. Jemi ankuar, kemi bėrė vėrejtje sepse nuk duhet tė bėhet ashtu pėr shkak se buxheti ėshtė aprovuar nė fund tė vitit tė kaluar dhe tė gjithė e kanė ditur se ato mjete do tė investohet sivjet, prandaj ėshtė e papranueshme qė mjetet qė janė destinuar pėr investime nė Prishtinė dy muaj mbrapa tė merren dhe tė tėrhiqen pėr pagimin e borxheve tė ministrive tjera, ka thėnė ai.
Mustafa ka bėrė me dije se asnjė ministri nuk ka qenė e lejuar me ligj qė tė krijojė borxhe ose tė bėjė investime pa mjete tė zotuara dhe ti merr pastaj parat nga Komunat tjera nė mėnyrė qė ti shlyejė ato borxhe.
Kosovapress, gjatė ditės, ka provuar tė kontaktojė me zyrtarė tė Ministrisė sė Financave, por sikur kėshilltari, Menderes Ibra, ashtu edhe zėdhėnėsi i kėsaj zyre Muharrem Shahini, nuk kanė nė gjendej tė japin ndonjė koment pėr akuzat e kryetarit tė komunės sė Prishtinės, Isa Mustafa, me arsyetimin se ishin tė zėnė me takime. /Kosovapress/


Më të komentuarat