Petrit Bajraktari

 foto

Mirė se erdhėt bashkatdhetarė!

Prishtinë, (Petrit Bajraktari) 08 Gusht 2012 10:46

Ėshtė koha e verės, koha kur bashkatdhetarėt tanė qė punojnė e jetojnė nė vendet e ndryshme tė Evropes e mė largė deri nė Amerikė, kthehen nė vendėlindjen e tyre pėr t’u ē’mallur me familjaret e tyre dhe pėr tė pushuar. Pėr tu ē’mallur ngase shumica prej tyre pėrveē se dėgjohen nė telefonė dhe nėpėrmjet rrjeteve tė shumta sociale, nuk janė afėr me familjaret e tyre gati njė vit ngase punojnė vazhdimisht dhe tani ėshtė koha kur kthehen nė gjirin e tyre familjarė.

Ndërsa, për të pushuar më pak sepse që në hyrje në territorin e Kosovës, bashkatdhetarët tanë fillon t’i lodhë qeveria duke i ballafaquar ata me rregulla burokratike, duke nisur që aty t’i vjedhë për të vazhduar pastaj gjatë gjithë kohës së pushimit sa merrën me rregullimin e dokumenteve të tyre në vend se vërtet të pushonin.

Është shumë e papranueshme se si trajtohen mërgimtarët tanë nga ana e Qeverisë me gjithë ato rregulla të ashpra në vend se t’i pret përnjëmend ashtu siq gënjenë me ata billbordat e shumtë që i ka vendosur gjithandej në qytetet e Kosovës, në të cilët shkruan “MIRË SE ERDHËT BASHKATDHETARË”. Në fakt, para kësaj gënjeshtre të madhe, Qeveria e dërgoj në Kuvendin e Kosovës projektligjin përmes të cilit do t’i vjedh qytetarët e saj që vijnë nga mërgimi për pushime, por edhe ata që janë këtu. Për më keq, ky projektligj që parashehë aplikimin e takses shtesë që i detyronë mërgimtarët të paguajnë, u miratua në Kuvendin e Kosovës, me votat e deputetëve të koalicionit qeverisës të udhëhequr nga PDK-ja, duke thënë se kjo është taksë ekologjike që do të ndihmojë në ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit. Pra, përveç takses doganore të sigurimit, bashkatdhetarët tanë tani po “mirëpriten” edhe me një tjetër taksë që do të jenë të detyruar ta paguajn ose do të ndëshkohen nga autoritetet vendore siq thuhet në vendim.

Është e tmerrshme që shteti të sillet në këtë mënyrë kaq idioteske karshi atyre që pavarësisht lodhjes, mërzitjes, mallit për familjen e për vendëlindjen e tyre, kontribuan aq shumë që sot ta kemi shtetin më gjithë të metat e shumta që ka. Mërgimtarët tanë, sot do të duhej të vinin në vendëlindjen e tyre me kokën lartë duke qenë krenarë që i’u kishin përgjigjur thirrjes së popullit dhe të UÇK-së, për të ndihmuar në çfarëdo forme luftën. Gjithsesi, disa prej tyre patën lënë gurbetin për të ardhur këtu e për ta veshur uniformen e UÇK-së, e disa të tjerë kishin ndihmuar me mjete financiare nëpërmjet fondit “Vendlindja Thërret” që më vonë doli se ishte keqpërdorur aq shumë. Por sot, shumica prej tyre mbase nuk e ndjejnë atë lirinë për të cilën kontribuan, dhe për më keq ata janë madje shumë të zhgënjyer me atë se si shteti dhe qeveria po i konsideronë si turistë në vendin e tyre, duke i rënduar së tepërmi me taksa të shpikura e të destinuara për ta mbushur buxhetin në mënyrë që kjo Qeveri e korruptuar të mund t’i realizoj premtimet që kryeministri Thaçi i kishte bërë gjatë fushatës elektorale, dhe që t’i rrisë pagat për vete.

Sikur nuk po u mjaftonë vjedhja që u’a bëjnë mërgimtarëve posa mbërrijnë në kufi meqë ajo po vazhdonë pastaj në komuna ku një mërgimtari i duhet të shpenzoj shuma të majme parashë për ta rregulluar një dokument të caktuar, dhe përveç kësaj ai ose ajo detyrohen madje edhe t’u japin ryshfet zyrtarëve të ndryshëm komunalë ngase ata qëllimshëm u’a vonojnë rregullimin e dokumentëve të nevojshme duke u arsyetur se vonesat janë përshkak se kështu janë procedurat. Pra, në njërë anë posa të futesh në territorin e një komune të bie në sy billbordi me mbishkrimin “MIRË SE ERDHËT BASHKATDHETARË”, ndërsa në anën tjetër i vjedhin ata madje duke u thirrur në emër të ligjit.

Gjatë këtyre ditëve secili prej neshë ka takuar së paku një nga mërgimtarët e shumtë të cilët hapur po shprehin zhgënjimin e tyre me pritjen aspak meritore që po ua bënë shteti për të cilin kishin kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë edhe sot. Ndërsa në shenjë “respekti” për ta, Qeveria po i pret me fushata fallso dhe me billborda veçse të shkruar bukur. Ata na tregojnë për radhet e gjata në sportelet për rregullimin e dokumenteve të ndryshme. Na flasin për pritjet disa orëshe e madje në raste të caktuara edhe disa ditëshe. Tregojnë për nervozizmin që i kaplonë teksa gjenden brenda zyrave të komunës duke u marrë me letrat e tyre meqë qëllimshëm i shëtisin herë në atë zyrë e herë në tjetrën. Thonë se edhe Policinë i ka ndërsyer kjo Qeveri për t’i dënuar sa më shumë në trafik vetëm e vetëm që ta mbush buxhetin. Për më keq, ata pa përmendur emra konkret tregojnë edhe se si u kërkohet ryshfet për t’i kryer punët më shpejtë dhe për t’u kthyer pastaj me kohë në vendet e tyre të punës.

Të gjitha këto probleme tregojnë hipokrizinë e Qeverisë së Kosovës përkatësisht Ministrisë së Diasporës, e cila u formua vetëm sa për t’i përmbushur apetitet e koalicionit qeverisës dhe që t’ia sigurojë një tjetër vend pune Ibrahim Makollit, i cili në njërën anë organizon koncerte “mikëpritëse” për bashkatedhetarët, ndërsa në anën tjetër i ngarkonë ata me pagesa të shumta dhe procedura të panëvojshme.

Për t’i mirëpritur bashkatdhetarët, do të duhej që ngarkesat financiare që u vihen atyre posa të mbërrijnë në kufi të hiqeshin, ndërsa meqë ekzistonë Ministria e Diasporës, do të duhej të angazhohej që nëpër komuna të hapën zyra të veqanta në mënyrë që mërgimtarët t’i kryejn punët më lehtë e më shpejt, pa pas nevojë që të sillën vërdallë e të shpenzojnë qindra euro. Derisa nuk është kështu, sllogani “MIRË SE ERDHËT BASHKATDHETARË”, nëse përkthehet në gjuhen reale të Qeverisë së Kosovës, do të ishte “MIRË SE ERDHËT PËR T’IU VJEDHUR BASHKATDHETARË”.

 


Më të komentuarat