- BallinaBallina
- LajmeLajme
- SportSport
- EkonomiEkonomi
- LifestyleLifestyle
- VideoVideo
- ShëndetësiShëndetësi
- OPINIONEOPINIONE
- Kulturë/ArsimKulturë/Arsim
- FUNFUN
- LojëraLojëra
- Shpallje falasShpallje falas
Vizitorë të nderuar, ju njoftojmë se prej datës 31 Qershor 2013 jemi online me dizajn të ri të ueb faqes,
të cilin aktualisht mund ta vizitoni duke klikuar KËTU
Numri një i Mitrovicës, Avni Kastrati i shoqëruar nga nënkryetari Riza Haziri, ka qëndruar të martën në terren për të parë ecurinë e asfaltimit të kësaj rruge. Ai tha se tash e tutje qytetarët e këtij mjedisi do ta kenë më të lehtë qarkullimin, meqë është një zonë që ka terren shumë të thyer gjeografik.
Sipas tij, ky projekt është në vazhdën e shumë punëve që po bëhen në Shalën e Bajgorës dhe në pjesët tjera të Mitrovicës. Deri më tani kemi realizuar shumë projekte në Shalë, mirëpo ne do të vazhdojmë edhe me projekte tjera, për të cilat kanë nevojë banorët e kësaj ane, ka thënë Kastrati.
Ndërkaq, banorët thonë se është një projekt për të cilin ata kanë pasur shumë nevojë. Valon Tahiri, falënderon komunën që ju ka ndihmuar, meqë deri me tani kanë pasur shumë probleme në mungesë të rregullimit të rrugës.
Në anën tjetër, drejtori për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Rasim Veseli, tha se kjo rrugë është e gjatë 1.6 km, ndërsa gjerësia e saj është 4 metra. Kjo rrugë që ka dy krahë asfaltohet nga kompania Eurondërtimi, përderisa vlera e kontratës është 135 mijë e 222 euro, theksoi Veseli. /Kosovapress/

Më të komentuarat