Vizitorë të nderuar, ju njoftojmë se prej datës 31 Qershor 2013 jemi online me dizajn të ri të ueb faqes,
të cilin aktualisht mund ta vizitoni duke klikuar KËTU

 
 

Nga një autobus në tjetrin, vera 2013!

Prishtinë, (Kosovapress) 30 Korrik 2013 10:28

Nisen për pushime por rruga deri atje u kujton diçka tjetër. Udhëtarët që po ia mësyjnë Velipojës për pushime me Agjensinë turistike Selo Tours, rrëfejnë për përvoja të hidhura derisa arrijnë në destinacionin e tyre. Sipas tyre, ata nisen me autobus të një kompanie tjetër, më pastaj, diku në udhëkryqin ku ndahen rrugët për Velipojë dhe Shkodër, udhëtarët detyrohen të kalojnë në një minibus. Kulmi i gjithë kësaj, sipas tyre, janë momentet e kthimit, pasi premtimi në nisje i agjensisë se rezervimi i datës kthyese mund të bëhet dy ditë më herët, nuk përfillet fare. Ndryshe nga udhëtarët, drejtues të kësaj kompanie deklarojnë se ndërrimi i autobusëve bëhet për shkak të numrit të vogël të udhëtarëve.



Më të komentuarat