Vizitorë të nderuar, ju njoftojmë se prej datës 31 Qershor 2013 jemi online me dizajn të ri të ueb faqes,
të cilin aktualisht mund ta vizitoni duke klikuar KËTU

 
 

Mund të ndodh një rritje e lehtë e pagës minimale

Prishtinë, (Kosovapress) 16 Korrik 2013 13:42

(I plotësuar) Mund të ndodh një rritje e lehtë apo modeste e pagës minimale, megjithatë duhet të kemi kujdes që kjo pagë minimale mos të krijojë raste sociale. Kështu u tha në takimin e Këshillit Ekonomiko-Social, ku u diskutua lidhur me kriteret për përcaktimin e pagës minimal. Po ashtu, në këtë takim u kërkua që të mos ketë kategorizim të pagës minimale dhe as ndarje të sektorit publik dhe privat. Ndërsa bizneset kërkuan, që të mos ketë fare pagë minimale dhe se kjo t’i lihet vet punëdhënësit dhe punëmarrësit, pasi që përcaktimi i pagës minimale është ndërhyrje në treg.



Më të komentuarat