Vizitorë të nderuar, ju njoftojmë se prej datës 31 Qershor 2013 jemi online me dizajn të ri të ueb faqes,
të cilin aktualisht mund ta vizitoni duke klikuar KËTU

 
 

JO ligjit për amnisti (Video)

Prishtinë, (Kosovapress) 07 Korrik 2013 15:33

Shoqëria civile vazhdon ta kundërshtojë Ligjin për amnistinë, i cili pritet që gjatë javës që vjen, të votohet në Kuvendin e Kosovës. Që nga dje qytetarët kanë filluar të qëndrojnë para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, në kundërshtim të këtij ligji, të cilin e quajnë shumë të dëmshëm për vendin dhe qytetarët e saj. Qytetarët do të vazhdojnë të qëndrojnë para Kuvendit të Kosovës, deri në ditën kur do të mbahet seanca e radhës, duke paralajmëruar dhe një protestë gjithë popullore të enjten, ditën kur pritet që ky ligj të miratohet në Kuvend.



Më të komentuarat